Ja arsye përse dieta mesdhetare është kaq e shëndetshme

Dieta

Ja arsye përse dieta mesdhetare është kaq e shëndetshme

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 08:06
Ilustrim

Dieta mesdhetare është dieta më e shëndetshme që mund të mbani, e rekomanduar dhe nga specialistët.

Një ndër arsyet përse është kaq e rekomanduar kjo dietë është sepse dieta mezdhetare ka në përbërje magnez, i cili ka një rol shumë të rëndësishëm në organizëm.

Ky mineral gjendet më shumë tek perimet e jeshilta, frutat e thata, drithërat, mishi dhe peshku dhe ndihmon për parandalimin e disa sëmundjeve të pashërueshme. Erëzat, fasulet dhe kakaoja janë gjithashtu burime të pasura të magnezit.

Sekreti është që të mos konsumohet vetëm një nga ushqimet e mësipërme por një sërë ushqimesh që e përmbajnë këtë mineral, thonë shkencëtarët.

Një dietë e pasur në magnez ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve koronare të zemrës me 10%, të goditjes në tru me 12% dhe të diabetit të tipit 2 me 26%.

NHS rekomandon 300 mg magnez në ditë për meshkujt dhe 270 mg për femrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat