Humbni peshë: Në vend të lëngjeve shtrydhni perimet

Dieta

Humbni peshë: Në vend të lëngjeve shtrydhni perimet

Më: 22 mars 2017 Në ora: 09:08
Lëngjet e perimeve ndihmojnë në rënien më të shpejtë në peshë.

Në vend të lëngjeve të frutave, më mirë është të konsumoni lëngje perimesh, ka treguar një studim i ri.

Lëngjet e perimeve ndihmojnë në rënien më të shpejtë në peshë.

Gjatë studimit, kërkuesit u thanë 81 personave mbipeshë që të fillonin një dietë me fruta, perime, drithëra dhe mish me përqindje të ulët të dhjamit.

Rezultati ishte se personat që konsumuan çdo ditë një gotë lëng perimesh, për një periudhë tre­mujore, arritën të humbitnin 1.5 kilogramë më tepër se personat që ishin me regjim të njëjtë të ushqimit, por që nuk pinë lëng perimesh.

Kërkuesit arritën në përfundimin se lëngu i perimeve kishte aftësi për t’i ngopur pjesëmarrësit, ndaj ata prireshin të hanin më pak ushqim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat