Mbajti 3 ditë dietë, dhe u bë kështu

Dieta

Mbajti 3 ditë dietë, dhe u bë kështu

Më: 22 mars 2017 Në ora: 12:15
Ilustrim

Shtimi i disa kilogrmamëve shkaktohet nga karbohidratet dhe yndyrnat. Nëse konsumoni sheqer në mënyrë të moderuar, ju nuk jeni të rrezikuar. Por, shpesh njerëzit konsumojnë shumë sheqer pa e ditur se si. Ai gjendet në ushqime të tilla si drithëra, në salcat e sallatave, në kos, karamele apo në pije të ndryshme.

Kur trupi juaj ka një mbidozë sheqeri atëherë ndjeni lodhje, fillon shfaqja e infeksioneve mykotike, ndjeni dhimbje koke, probleme me gjumin etj. Niveli i lartë i sheqerit bëhet rrezik për shfaqjen e diabetit, sëmundjeve të zemrës, zhvillimin e kancerit, veçanërisht atij të gjirit.Ky plan diete është hartuar për të shuar dëshirën për sheqer, kështu që është i vlefshëm për të gjithë ju.

Dita 1

Mëngjesi: 1 filxhan me bajame ose fara të ndryshme, 3 vezë të fërguara ose të ziera.Paraditja: 1 tas i vogël me arra.Dreka: Gjoks pule me karota, panxhar, fasule dhe bajame.Darka: Peshk i pjekur me fasule ose salmon me brokoli dhe kërpudha.

Dita 2

Mëngjesi: Një filxhan bajame ose fara të ndryshme, 3 vezë të fërguara me spinaq.Paraditja: 1 tas i vogël me arra.Dreka: Kungull i pjekur në skarë me speca, limon uthull dhe trumzë, një sallatë me lakra, karota, dhe majdanoz.Darka: Tavë me perime  dhe një pjatë supë.

Dita 3 

Mëngjesi: Një filxhan me bajame/ fara të ndryshme, omëletë me 3 vezë dhe karkaleca, sallatë me rrepa.Paraditja: 1 tas i vogël me arra.Dreka: Kofshë pule të pjekura me rozmarinë dhe limon.Darka: Supë me kërpudha, hudhra, qepë, selino, trumzë dhe gjethe dafine ose pene me kërpudha, borzilok dhe salcë domate.

Konsumoni çaj jeshil 3 herë në ditë, 1 filxhan kafe në ditë pa sheqer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat