Dietologia Naco: “Sindroma e jetëgjatësisë” arrihet me këtë dietë

Dieta

Dietologia Naco: “Sindroma e jetëgjatësisë” arrihet me këtë dietë

Më: 28 mars 2017 Në ora: 22:31
Ilustrim

Dietologia Rolina Naco thekson se njerëzit që kanë prioritet të kenë këtë sindromë jetojnë më shumë se 90 vjet. Po cili është sekreti për ta arritur “sindromën e jetëgjatësisë”?

Sipas Nacos, njerëzit që kanë prioritet të kenë këtë sindromë jetojnë më shumë se 90 vjet.

Një karakteristikë që është vënë re tek këta persona është: niveli i lartë i kolesterolit të mirë HDL më shumë se 75mg/ dL.

Sipas saj, që të arrihet në këtë nivel këshillohet:
– të shtohet AKTIVITETI FIZIK prsh kufizimi i përdorimit të makinës për lëvizjet e përditshme
– Jo cigare
– sa më shumë fibra në dietën tuaj (2 sallata të freskëta dhe 3 fruta në ditë)
– ulja e përdorimit të mishit të kuq në 1 herë në javë
-një pushim i vogël në drekë.

Njerëzit që çlodhen sikur vetëm 20 minuta në orarin e drekës kanë një produktivitet shumë më të lartë në punë përveç benefitet që ofron në shëndetin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat