Menuja javore që të bën të humbasësh 5 kg

Dieta

Menuja javore që të bën të humbasësh 5 kg

Më: 16 prill 2017 Në ora: 15:57
Ilustrim

Vaktet e mëposhtme janë të përcaktuara rigorozisht nga Paola Lovisetti, ekspertja e ushqyerjes së shëndetshme dhe Donovan Russel, trainieri I formave të lakmuara. Rezultati I bashkëpunimit është një program shkencor për të humbur 5 kg në tre javë duke forcuar edhe pjesët delikate të trupit. Nuk është asgjë e pamundur për t’u arritur!

E hënë
Mëngjesi: çaj ose kafe, 150 gr kos të bardhë, 3 lugë drithëra
Paradreka: çaj jeshil, 3 bajame
Dreka: 180 gr sallatë me oriz, qiqra dhe domate; 150 gr sallatë miks
Paradarka: çaj jeshil, disa luleshtrydhe
Darka: 150 gr salmon të pjekur, 200 gr perime në skarë ose avull, 2 feta ananas

E martë:
Mëngjesi: çaj ose kafe; 2 feta të holla bukë me drithëra me nga një lugë recel me fruta
Paradreka: çaj jeshil, 1 frut të stinës
Dreka: 80 gr makarona me karkaleca; 200 gr spinaq në avull 
Paradarka: 200 ml lëng frutash të freskëta
Darka: 150 gr gjoks pule me portokall; 200 gr shparguj në avull, 150 gr sallatë mikes

E mërkurë:
Mëngjesi: çaj ose kafe, 1 fetë bukë të thekur, 150 gr kos me fruta dhe 1 lugë fara lini
Paradreka: 1 frut të stinës
Dreka: 1 sallatë të madhe dhe dy feta bukë me drithëra
Paradarka: çaj jeshil, 2-3 bajame
Darka: 120 gr fileto viçi me rukola dhe parmixhan; 150 gr sallatë me karota të grira, 150 gr lulelakër ose brokoli dhe 2 feta ananas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat