Eliminoni celulitin me vaj kokosi

Dieta

Eliminoni celulitin me vaj kokosi

Më: 20 prill 2017 Në ora: 20:47
Vaj kokosi

Vaji i kokosit është shumë i dobishëm për një numër të madh përdorimesh, si për produkte të bukurisë ashtu edhe për trajtimin e problemeve të ndryshme.

Së fundmi është treguar se ky vaj ka një rol të rëndësishëm në luftimin e celulitit.

Ceululiti është një problem shumë i madh veçanërisht në stinën e verës, ku vajzat ndjehen të pasigurta për të veshur lirshëm rrobat që dëshirojnë. Por, ju mund të filloni trajtimin e tij që nga ky moment .

Në një enë filloni që gradualisht ta ngrohni pakëz vajin e kokosit dhe të masazhoni zonat e prekura.

Lëreni të qëndroj për disa orë ose tërë natën deri sa të pastroni trupin në mëngjes.

Një metode tjetër edhe më  ektive është miksimi i këtij vaji me sheqer dhe kafe.

Krijoni një masë nga vaji i kokosit , sheqeri dhe kafeja dhe masazhoni pjesët e trupit të cilat janë të afektuara nga celulitit.

Kjo maskë stimulon qarkullimin e gjakut, detoksifikimin e trupit dhe ndihmon në reduktimin e celulitit.

Masazhoni zonat e prekura nga celuliti për 10 minuta dhe përsëriteni këtë proces dy herë në ditë.

Rezultatet janë shumë të kënaqshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat