‘Lamtumirë celulit’ me këtë smoothie të shijshëm!

Dieta

‘Lamtumirë celulit’ me këtë smoothie të shijshëm!

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 10:03
Smoothie

A e dini se tani në stinën e verës, gjëja më e mirë që mund të bëni është të pini sa më shumë lëngje e të jeni të hidratuar? Ama, mos konsumoni kurrsesi pije me gas e sheqer! Ju sugjerojmë një smoothie mjaft të shijshëm me ananas, finok dhe selino.

Ananasi është një frut i pasur me bromelinë, një substancë e cila përshpejton metabolizmin dhe djeg yndyrnat në trup.

Kjo recetë përgatitet me shumë lehtësi: përzieni në mikser ananasin e ndarë në feta(2feta), finokun dhe një kërcell selinoje. Përveçse është i shijshëm dhe ju shuan etjen në këto ditë të nxehtë, kjo pije ka efekt kullues, shërben si një drenant natyral. Është detoksifikuese, ju hollon dhe më e rëndësishmja lufton fuqishëm celulitin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat