25 korriku në histori

Dokumentare

25 korriku në histori

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 08:08
Ilustrim

306 - Konstandini shpallet perandor nga legjionet e tij - praktikë e zakonshme e shpalljes së perandorëve të Romës ku legjionet gjithashtu rrëzonin perandorë. 9 vjet më vonë, më 315, Harku i Konstandinit përfundon pranë Koloseut për të përkujtuar fitoren e tij në betejën e Urës Milvian më 312, betejë e cila i hapi udhën shtrirjes së krishtërimit në Evropë.

1456 - Beteja e Molinellas, Itali: Historianët nuk pajtohen se kush fitoi betejën, por është e sigurt se Firences iu desh të braktisë planet për të pushtuar Milanon. Beteja shihet historikisht e rëndësishme sepse për herë të parë artileri dhe armë të zjarrit u përdorën intensivisht në një luftë.

1593 - Henry IV i Francës konvertohet publikisht nga protestantizmi në katolicizëm. Henri ishte monarku i parë francez i Shtëpisë së Bourbonëve. Konsideruar si uzurpator nga katolikët dhe tradhtar nga protestantët, Henry urrehej nga popullata dhe i shpëtoi të paktën 12 tentativave për vrasje.

1609 - Anija angleze Sea Venture gjatë rrugës për në Virxhinia të Amerikës, ndeshet me stuhi të fuqishme dhe detyrohet të ndalet në një ishull për të shpëtuar nga mbytja. Udhëtarët mbetën në ishull, duke formuar një koloni të re, Bermudën.

1788 - Wolfgang Amadeus Mozart përfundon Simfoninë e tij numër 40 në G minor, por nuk arriti ta dëgjojë të interpretuar. Sipas disa biografëve Mozart i shkroi simfonitë 39, 40 dhe 41 për t'u interpretuar pas vdekjes, ose si "apel për përjetësi".

1792 - Kanada - Manifesti i Hakmarrjes; banorët në Brunswick paralajmërojnë banorët e Parisit se do të hakmerren nëse familja mbretërore franceze pëson gjë.

1861 - Lufta Civile Amerikane: Kongresi i Shteteve të Bashkuara miraton Rezolutën Crittenden-Johnson, duke deklaruar se lufta po zhvillohej për të ruajtur Bashkimin dhe jo për t'i dhënë fund skllavërisë.

1940 - Lufta e Dytë Botërore: General zviceran Henri Guisan urdhëron ushtrinë për t'i rezistuar pushtimit gjerman. Ai shpalli se çdo dorëzim është i paligjshëm.

1946 - Operacioni Udhëkryq: Bomba e parë provë atomike amerikane shpërthen nënujë pranë ishullit Bikini, në Paqësor.

1956 - Fëmija i parë në epruvetë (test-tube) në botë, Louise Joy Brown, lindi në Lancashire, Angli.

1961 - Në një fjalim presidenti amerikan John F. Kennedy thekson se çdo sulm ndaj Berlinit është sulm ndaj NATO-s.

1969 - Fillimi i "vietnamizimit" të luftës; Presidenti amerikan Richard Nixon shpall doktrinën e tij, duke deklaruar, se Shtetet e Bashkuara presin që aleatët aziatikë të kujdesen vetë për mbrojtjen e tyre.

1984 - Kozmonautja sovjetike Svetlana Savitskaya bëhet gruaja e parë që ecën në hapësirë.

2010 - WikiLeaks publikon dokumente sekrete mbi luftën në Afganistan - një nga nxjerrjet më të mëdha të informatave në historinë ushtarake të SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat