Ngjarjet më kryesore të ndodhura më 17 shtator

Dokumentare

Ngjarjet më kryesore të ndodhura më 17 shtator

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 07:52
Ilustrim

17 shtator 1630 - U themelua qyteti Boston, Massachusetts, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

17 shtator 1631 - Suedia arrin fitore të madhe ndaj Perandorisë së Shenjtë Romake, gjatë luftës 30-vjeçare.

17 shtator 1787 - Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara u nënshkrua nga delegatë të 12 shteteve në Konventën në Filadelfia të Pensilvanisë. Kushtetuta amerikane është Kushtetuta më e vjetër në botë ende në veprim.

17 shtator 1884 - Një gjykatës në Okland të Kalifornisë vendos një rekord te ri, duke zgjidhur 13 çështje kriminale brenda 6 minutave.

17 shtator 1934 - Shqipëria dhe Bashkimi Sovjetik shkëmbejnë nota diplomatike dhe vendosin lidhje në nivel konsullor. Mbreti Zog e pa këtë kontakt të ri me Moskën si hapje të mundshme të një rruge për të dalë nga vështirësitë financiare, tani që marrëdhëniet me Italinë ishin tensionuar dhe marrja e ndonjë huaje nga Roma dukej e pashpresë. Ky hap i Mbretit Zog, pa dashje, do t’i hapte udhën edhe shtimit te hyrjes së literaturës komuniste në vend.

17 shtator 1983 - Vanessa Williams, Mis Nju-Jorku, u kurorëzua Mis Amerika. Williams ishte gruaja e parë zezake në historinë 62-vjeçare të konkursit Mis Amerika që fitonte këtë titull.

17 shtator 1991 - Koreja e Veriut, Koreja e Jugut, Estonia, Latvia, Lituania, Ishujt Marshallë dhe Mikronezia, iu bashkëngjitën Kombeve të bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat