25 shtatori në histori

Dokumentare

25 shtatori në histori

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 07:37
Beteja e Nikopolisit

1396 - Trupat osmane konsolidojnë kontrollin në Ballkan ndërsa dalin fitues në betejën në Nikopolis (Bullgari) ndaj një ushtrie të madhe evropiane. Përfundimi i betejës gjithashtu shkurajoi përpjekjet e shteteve evropiane për të krijuar në të ardhmen aleanca të ngjashme ushtarake kundër pushtimit Osman – siç do të tregonin dekada më vonë përpjekjet e pafrytshme të Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, i cili për 25 vjet luftoi i vetëm, me shumë pak ndihma, duke patur një ushtri të vogël.

1493 – Italiani Kristofor Kolombi niset nga Kardizi i Spanjës në udhëtimin e tij të dytë për në Amerikë. Këtë herë ai kishte nën komandë 17 anije dhe 1200 njerëz. Kolombi ishte kthyer para disa muajsh nga udhëtimi i tij i parë, pasi zbuloi Botën e Re … edhe pse ai nuk e dinte. ga ky udhëtim Kolombi do të kthehej më1496.

1513 – Eksploruesi spanjoll Vasco Nunez de Balboa kalon ngushticën e Panamasë dhe bëhet evropiani i parë që sheh Oqeanin Paqësor. Ai e quajti atë Deti i Jugut, duke e shpallur zotërim spanjoll.

1690 – Shumë emigrantë erdhën në Botën e Re për t’i shpëtuar përndjekjeve; megjithatë, kjo tokë e lirë fillimisht nuk ishte medoemos e lirë. Në këtë ditë, gazeta e parë shumëfaqëshe u botua në Amerikë. Por censura ngriti kokën e saj dhe autoritetet britanike e urdhëruan botuesin Benjamin Harris, ta mbyllte gazetën sepse përmbante një artikull mbi mizoritë që kryheshin ndaj banorëve autoktonë të Amerikës.

1913 – Aktori anglez Çarlie Çaplin, 24 vjeç, nënshkruan kontratën për filmin e tij të parë me studion Keystone në Kaliforni për 175 dollarë në javë. Pas kësaj suksesi i tij do të rritej me shpejtësisë meteorike.

1919 – Presidenti Woodrow Wilson, ndërsa në fushatë për të siguruar përkrahjen e amerikanëve për anëtarësimin e vendit në Lidhjen e Kombeve, rrëzohet dhe pas një jave goditet nga një hemorragji e rëndë cerebrale. Wilson nuk pati sukses në këtë sipërmarrje. Amerika kurrë nuk u bë anëtare e Lidhjes së Kombeve, por edhe Woodrow Wilson nuk hoqi dorë kurrë nga përkrahja e të drejtave të kombeve të vegjël për vetëvendosje, duke fituar zemrat e tyre, dhe të shqiptarëve.

1925 – Një bombë hidhet në vilën e presidentit shqiptar Ahmet Zogu nga një person i panjohur, askush nuk u dëmtua.

1992 – Një gjyqtar në Florida vendosi se ishte e ligjshme për një fëmijë të divorcohet nga prindërit biologjikë. Rasti kishte të bënte me 12-vjeçarin Gregory Kingsley i cili nuk i donte më prindërit e tij dhe i kishte hedhur në gjyq për ndarje.

2007 – At Zef Pllumi vdes në spitalin Gemelli të Romës ku ndodhej për kurim. Prifti françeskan, ishte një nga kleriket e shumtë shqiptarë që vuajti përndjekje gjatë epokës komuniste – dy herë i burgosur, gjithsej 26 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat