Histori, çfarë ka ndodhur më 6 tetor?

Dokumentare

Histori, çfarë ka ndodhur më 6 tetor?

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 08:08
Iliaz Bazna

1943 - Një person "i armatosur" me mbi 50 fotografi, troket në derën e ambasadës gjermane në Ankara dhe kërkon t'i shesë ato për 20 mijë sterlina. Nëpunësi përkatës i verifikoi fotografitë, dhe megjithëse çmimi iu duk i lartë, e pagoi personin dhe i tha të vinte sa herë që të kishte foto të tilla. Kështu filloi karrierën e tij si spiun me pagesë shqiptari Iliaz Bazna ose ciceroni, emri i koduar që i dhanë nazistët.

1949 - Iva Toguri D' Aquino (Tokyo Rose), shtetase amerikane e lindur nga prindër emigrantë japonezë u dënua me 10 vjet burg dhe 10 mijë dollarë gjobe për tradhti. Tokio Rose ishte emër i përgjithshëm i dhënë nga forcat aleate në Paqësorin e Jugut gjatë Luftës së Dytë Botërore për çdo një prej mbi 10 anglisht folëset që transmetonin në radio propagandë japoneze. Qëllimi i këtyre emisioneve ishte për të ulur moralin e forcave aleate.

1981 - Fituesi i Çmimit “Nobel” për paqe, Anvar el-Sadat, president i Egjiptit, vritet ndërsa po shikonte një paradë ushtarake në Kajro. Sulmi u organizua nga fondamentalistë islamikë. Sadati shërbeu si ushtarak e president për gati 30 vjet, duke u bërë udhëheqës me qëndrimin më të gjatë në Egjipt, që nga koha e dinastisë së Mehmet Ali Pashës, i njohur si themeluesi i Egjiptit modern, familja e të cilit qeverisi Egjiptin nga viti 1805 deri më 1952.

1989 - Aktorja e njohur Bette Davis vdiq në Francë në moshën 81-vjeçare. Karriera e saj filloi pashpresë  e shoqëruar nga e ëma, Davis. Udhëtoi me tren nga Bostoni për në Hollywood, ku arriti më 13 dhjetor 1930. Më vonë ajo tregonte se për çudi askush nga studioja nuk kishte dalë për ta pritur; ndërsa një punonjës i studios kishte dalë, por u largua pasi nuk pa asnjë femër që dukej si aktore.

1991 - Elizabeth Taylor martohet për herë të tetë me Larry Fortenskin, një punëtor ndërtimi. Dasma u zhvillua në kompleksin e banimit të Michael Jacksonit, në Kaliforni mes një numri të shumtë paparacësh . Aktorja Taylor ka qenë e martuar tetë herë me shtatë burra, përfshi ish-senatorin John Warner. Një herë, kur e pyetën pse martohej aq shpesh, ajo u përgjigj: "Kur isha vajzë e re, prindërit më thoshin; nëse do të kesh marrëdhënie dashurie, martohu, në këtë drejtim duket se ndjek modën e vjetër".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat