15 dhjetori në histori - Bota Sot
15 dhjetori në histori

Dokumentare

E martë, 12 dhjetor 2017

15 dhjetori në histori

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 07:36
Karta amerikane e të Drejtave

1791 - Karta amerikane e të Drejtave bëhet ligj pas ratifikimit nga dy të tretat e 14 shteteve. Ndikuar nga Karta angleze e të Drejtave (1689), dhe dokumentet e mëparshme politike angleze, si Magna Karta (1215), Karta amerikane ndjek shembullin e Deklaratës së të Drejtave të Virxhinias, hartuar nga George Mason më 1776. Karta e të Drejtave përmban 10 amendamentet e para të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Një nga 14 kopjet origjinale të saj është në shfaqje publike në Arkivat Kombëtare në Uashington, D.C.

1832 - Në Dizhon të Francës lindi Aleksandër Gustave Eiffel inxhinier dhe arkitekt francez; bëri emër me ura të ndryshme për rrjetin hekurudhor francez, para se të merrte famë botërore me Statujën e Lirisë, Nju-Jork (1886) dhe Kullën e ndërtuar për Ekspozitën Universale në Paris (1889).

1939 - Filmi amerikan “Shkoi bashkë me erën” shfaqet për herë të parë në në Atlanta, të shtetit Xhorxhia, SHBA. Suksesi ishte i menjëhershëm. Filmi është kritikuar për devijime historike dhe ngjyrime optimiste të skllavërisë, por edhe është vlerësuar për nxitjen e ndryshimeve në mënyrën se si afrikano-amerikanët janë përshkruar në filma.

1942 - Në Uashington, vdiq Faik Konica, “njeri me kulturë të lartë” (Noli), “enciklopedi shëtitëse” (Apolineri), eseist, estet, botues, gazetar, themelues i kritikës letrare shqipe, diplomat, veprimtar politik, polyglot; solli një model të ri në mendësinë shqiptare.

1960 - Richard Paul Pavlick arrestohet për përpjekjen për të vrarë me eksploziv presidentin e sapo zgjedhur amerikan John F. Kennedy, 4 ditë më parë.

1961 - Në Jeruzalem, nazisti gjerman Adolf Eichmann dënohet me vdekje pasi u shpall fajtor për 15 akuza, përfshi ato për krime kundër njerëzimit, krime kundër popullit hebre. Gjatë luftës së dytë botërore, Eichmann, officer i lartë SS, ishte përgjegjës për menaxhimin e logjistikës së transportimit masiv të hebrenjve në getot dhe kampet e shfarosjes në Evropën e pushtuar Lindore. Në vitin 1960, Eichmann u kap në Argjentinë nga shërbimi informativ izraelit, Mossad. Pas gjetjes fajtor, ai u ekzekutua me varje në vitin 1962.

1980 - Bejsbollisti amerikan Dave Winfield bëhet lojtari më i paguar në historinë e ekipeve sportive në SHBA, ndërsa nënshkruan një kontratë 10 vjeçare me skuadrën Yankee të Nju-Jorkut kundrejt një shume prej 22 milionë dollarësh.

1989 - Një kryengritje popullore në Rumani rezulton në përmbysjen e regjimit komunist 42 vjeçar. Revolucioni filloi në qytetin Timi?oara dhe u përhap shpejt në të gjithë vendin. Ky ishte rrëzimi i fundit i regjimit komunist në një vend të Paktit të Varshavës gjatë ngjarjeve të vitit 1989, dhe e vetmja kryengritje që përmbysi me forcë një qeveri komuniste dhe rezultoi në ekzekutimin me vdekje të udhëheqësit të saj, Nikolae Çaushesku.

2001 - Kulla e anuar e Pizës rihapet për publikun, pas një pune restauruese 10 vjeçare, prej 22 milionë dollarësh, për të shmangur rrëzimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test