Çfarë ka ndodhur më 22 dhjetor? - Bota Sot
Çfarë ka ndodhur më 22 dhjetor?

Dokumentare

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Çfarë ka ndodhur më 22 dhjetor?

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 07:29
Çështja Dreyfus fillon në Francë, kur oficeri Alfred Dreyfus dënohet gabimisht për tradhti.

1894 - Çështja Dreyfus fillon në Francë, kur oficeri Alfred Dreyfus dënohet gabimisht për tradhti. Çështja u shndërrua në skandal politik dhe shihet shpesh si simbol universal i padrejtësisë dhe nga shembujt më të çuditshëm të dështimit të drejtësisë, ku rol të madh luajti shtypi dhe opinioni publik

1937 - Tuneli Lincoln hapet për trafikun në New York. Ky tunel 2.4 km i gjatë nën lumin Hudson, lidh Weehawken, New Jersey dhe Midtown Manhattan, New York. Tuneli Lincoln është një nga dy tunelet e automobilave të ndërtuar nën lumë; tjetri është Tuneli Holland ku kalojnë rreth 108 mijë automjete në ditë.

1940 - Beteja e Himarës: Pas dy javë luftime, forcat greke zmbrapsin trupat italiane dhe marrin kontrollin e Himarës. Diktatori italian Benito Musolini e pranoi se një nga arsyet e humbjes italiane ishte morali i lartë i trupave greke. Kontrolli grek i Himarës zgjati deri në prill 1941, kur Gjermania naziste ndërhyri duke i ardhur në ndihmë trupave italiane.

1989 - Presidenti komunist i Rumanisë, Nikolae Çaushesku rrëzohet nga Ion Iliesku pas ditëve konfrontimesh të përgjakshme. Çaushesku dhe gruaja e tij, Elena, ikin nga Bukureshti me një helikopter ndërsa protestuesit shpërthejnë në brohoritje.

1989 - Porta e Brandenburgut në Berlin rihapet pas gati 30 vjetësh, duke i dhënë fund de-facto ndarjes së dy Gjermanive.

1992 - “Arkivat e Terrorit” zbulohen në një stacion policie në periferi të Asuncion, kryeqyteti i Paraguajit. Avokati i të drejtave të njeriut Dr Martín Almada, ishte në kërkim për fotografi të një ish-të burgosuri. Në vend të saj, ai gjeti dosjet ku përshkruheshin fatet e mijëra amerikano-latinëve që ishin rrëmbyer, torturuar dhe vrarë nga shërbimet e sigurimit të Argjentinës, Bolivisë, Brazilit, Kilit, Paraguajit, dhe Uruguajit, në kuadër të Operacionit Condor. “Arkivat e Terrorit” përmbajnë të dhëna rreth 50 mijë njerëzve të vrarë, 30 mijë të zhdukurve dhe 400 mijë të burgosurve. Në maj të vitit 2000, një mision i UNESCO-s vizitoi Asuncion pas një kërkese nga autoritetet e Paraguajit për përfshirjen e arkivave të terrorit në Kujtesën e Regjistrit të Botës, pjesë e një programi që synon ruajtjen e trashëgimisë dokumentare të njerëzimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test