Çfarë ka ndodhur më 6 janar? - Bota Sot
Çfarë ka ndodhur më 6 janar?

Dokumentare

E enjte, 14 dhjetor 2017

Çfarë ka ndodhur më 6 janar?

Më: 6 janar 2017 Në ora: 07:48
George Washington

1322 - Stefan Urosh III bëhet mbret i Serbisë. Ai ishte i biri i mbretit Stefan Millutin. Uroshi mundi disa nga anëtarët e familjes të cilët pretendonin fronin që e mbajti deri në shtator 1331. Ai njihej zakonisht edhe si Stefan Deçani, nga manastiri i madh që thuhet se u ndërtuar prej tij në Deçan, Kosovë.

1759 - George Washington u martua me Martha Custis, një nga gratë më të pasura në Virxhinia. Ata nuk patën fëmijë, por adoptuan dy vajza; njëra prej të cilave, Eleanor, u martua me Robert E. Lee, i cili në pas do të bëhej komandant i ushtrisë së konfederatës gjatë Luftës Civile Amerikane.

1882 - Në fshatin shqiptar Qytezë (Ibriktepe) të Trakisë, lindi Theofan Stilian Noli, i njohur më mirë si Fan Noli – shkrimtar, studiues, diplomat, politikan, historian, orator, dhe themeluesi i Kishës Ortodokse Shqiptare. Ai shërbeu si kryeministër dhe regjent i Shqipërisë në vitin 1924 gjatë Revolucionit të qershorit. Fan Noli nderohet mes shqiptarëve si kampion i letërsisë, historisë, teologjisë, diplomacisë, gazetarisë, muzikës dhe atdhetarizmit. Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në konsolidimin e shqipes si gjuhë kombëtare me përkthime të shumta të kryeveprave të letërsisë botërore. Kontributi i tij në anglisht është, gjithashtu, i shumëfishtë: si studiues dhe autor i një sërë publikimesh për Skënderbeun, Shekspirin, Bethovenin, tekste fetare dhe përkthime.

1912 - Nju Meksiko u bë shteti i 47 në Shtetet e Bashkuara. SHBA-ja e fitoi shumicën e territorit të Nju Meksikos në vitin 1848, si rezultat i luftës meksikane, dhe pjesën tjetër e bleu nga Meksika në vitin 1853 për të ndërtuar një hekurudhë. Që nga viti 1945, Shteti Nju Meksiko ka qenë shtet kryesues në kërkimet shkencore në fushën e energjisë – në këtë shtet ndodhen laboratorët e njohur Los Alamos dhe Sandia – qendrat studimore e kërkimore  më të rëndësishme në fushën bërthamore, gjeotermike dhe diellore.

1929 - Tereza, vajzë e re shqiptare, murgeshë e përkushtuar, mbërrin në Kalkuta për të filluar punën mes njerëzve më të varfër e më të sëmurë në Indi. Sot, pas vdekjes, ajo mban titullin kishtar “Tereza e Bekuar e Kalkutës”, por njihet si Nënë Tereza.

1938 - Në Milano, lindi Adriano Çelentano këngëtar kompozitor, komedian, aktor, drejtor filmi e personalitet televiziv italian. Këngët e tij janë më të shiturat në Itali. Ndikuar shumë nga idhujt e tij Elvis Presley dhe aktori komik Jerry Lewis, Adriano Çelentano e ka ruajtur popullaritetin e tij në Itali për më shumë se 50 vjet si artist i shumanshëm. Në vitet 1970 - 80, ai ishte “mbreti i arkës italiane” të filmave me buxhet të ulët. “Serafino” (1968), cilësohet roli i tij më i mirë kinematografik. Si drejtor filmi, Çelentano shpesh i jepte role edhe gruas së tij, Claudia Mori. Ata kanë tre fëmijë; një prej tyre, aktorja Rosalinda Celentano, njihet për rolin e Satanit në filmin e Mel Gibsonit. Pasioni i Krishtit. Adriano Çelentano ka lëshuar 40 albume me këngë.

1941 - Një muaj pasi Shtetet e Bashkuara kishin hyrë në luftë, presidenti Franklin D. Roosevelt mban fjalimin e tij mbi “katër liritë: Liria e fjalës, Liria e besimit, Liria për nevojat minimale njerëzore, Liria nga frika. Pas Luftës se dyte Botërore, “Katër Liritë” shërbyen si frymëzim për formulimin e Kartës se Kombeve e Bashkuara.

1987 -  Astronomët nga Universiteti i Kalifornisë dëshmojnë për herë të parë lindjen e një galaktike që përmban rreth 1 miliard yje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test