20 janari në histori

Dokumentare

20 janari në histori

Më: 20 janar 2017 Në ora: 07:38
Ilustrim

250 - Perandori Trajan Decius fillon një fushatë për të ndjekur të krishterët nga Roma. Gjatë përndjekjes, Papa Fabian bie martir dhe shumë të krishterë u dëbuan nga qyteti. Decius (Gaius Messius Quintus Decius Augustus) ishte Perandor nga 249 – 251.

Në vitin e fundit të mbretërimit, ai bashkëqeverisi me djalin e tij, Herenius Etruskus; të dy u vranë në betejën e Abritus (sot Razgrad, Bullgari) kundër gotëve. Decius, lindi në vitin 201 në Budalia (Mitrovicë, Kosovë). Ai është i pari në listën e gjatë të Perandorëve romakë që do të dilnin nga Iliria.

Këta quhen zakonisht perandorë ilirë sepse të gjithë kishin lindur në Iliri dhe u ngjitën në shkallën më të lartë të pushtetit, duke e filluar karrierën si ushtarë në legjionet romake të stacionuar në vendlindjen e tyre.

1887 - Senati amerikan miraton marrjen me qira të bazës detare Pearl Harbor në Hawaii. Ishte sulmi japonez ndaj kësaj baze (7 dhjetor 1941), që do të detyronte SHBA-në të hynte në Luftën e Dytë Botërore. Hawaii (Ishull i Madh), në atë kohë nuk ishte pjesë e Shteteve të Bashkuara. Hawaii do të pranohej në Bashkim më 21 gusht 1959. Shteti Hawaii përbëhet nga qindra ishuj të vegjël në oqeanin Paqësor.

1892 - Për herë të pare në histori, një lojë basketbolli zhvillohet në shtetin Massachusets.

1921 - Turqia shpallet shtet i pavarur mbi atë që kishte mbetur nga perandoria osmane. Kushtetuta e vitit 1921 (Kanunu) ishte ligji themelor i Turqisë për një periudhë të shkurtër 1921-1924. “Kanunu” ishte një dokument i thjeshtë i përbërë nga vetëm 23 artikujve të shkurtër. Në tetor 1923 kushtetuta u shtua për të deklaruar se Turqia është republikë. Në prill të vitit të ardhshëm kushtetuta u zëvendësua me një dokument krejtësisht të ri, Kushtetuta e 1924s.

1937 - Franklin Delano Roosevelt bëhet presidenti i parë amerikan që përurohet më 20 janar. Amendamenti i 20 i Kushtetutës përcakton zyrtarisht 20 janarin si ditën e përurimit të presidentit dhe nënpresidentit. Ky amendament u ratifikua nga Kongresi në vitin 1933.

1939 - Hitleri shpall në parlamentit gjerman se do t’i zhdukte të gjithë hebrenjtë evropiane.

1941 - Një oficer gjerman u vra në Bukuresht – vrasja shkaktoi rebelim dhe pogrom nga ana e Gardës së Hekurt; 125 hebrenj dhe 30 ushtarë u vranë këtë ditë në kryeqytetin rumun.

1949 - Presidenti Harry Truman shpall Pikën 4 të programit te tij. Pika 4 lidhet me ndihmën ekonomike të SHBA-së për vendet e varfra. Programi u shpall nga presidenti në fjalimin e tij të parë në fillimin e mandatit të tij plotë 4-vjeçar si president. Truman kishte qenë nënpresident dhe zuri vendin e presidentit Roozevelt, kur ky vdiq në detyrë më 1945; vetëm më 1948, Truman u bë president i zgjedhur me vota.

1981 - Ronald Reagan bëhet presidenti më i moshuar amerikan. Ai ishte 69 vjeç e 349 ditë kur u përurua president më 20 janar 1981.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat