Çfarë ka ndodhur më 10 prill?

Dokumentare

Çfarë ka ndodhur më 10 prill?

Më: 10 prill 2017 Në ora: 07:31
Londër

1553 - Lindi Hugo Grotius, jurist holandez-filozof, teolog, dramaturg, historiograf, poet, burrë shteti dhe diplomat. Ai hodhi themelet e së Drejtës Ndërkombëtare bazuar në ligjin natyror. Në "Mare Liberum" botuar  më 1609, Grotius formuloi parimin e ri, sipas të cilit deti është territor ndërkombëtar dhe të gjitha kombet janë të lirë ta përdorin atë për tregti detare. Kritikët thonë se Grotius, duke mbrojtur  lirinë detare, përpiqej të arsyetonte politikën holandeze për shpërbërjen e monopoleve të ndryshme tregtare, dhe që më pas Holanda të krijonte monopolin e vet.

1821 - Patriarku Gregori V i Konstandinopojës varet në litar nga osmanët në portën kryesore të Patriarkanës; trupi i tij u hodh në Bosfor. Në fillim të Luftës greke të Pavarësisë, Gregori V u fajësua nga Sulltan Mahmudi II për paaftësi për të bindur grekët të hiqnin dorë nga kryengritja (edhe pse patriarku i kishte dënuar në fakt aktivitetet kryengritëse greke). Ekzekutimi me varje i Gregorit V, sidomos të dielën në ditën e Pashkës, tronditi dhe zemëroi grekët, si dhe shkaktoi protesta në Evropë, duke nxitur lëvizjen filohelene.

1826 - Të 10 mijë e 500 banorët e Mesolongit lënë qytetin pas rrethimit për një vit nga forcat osmane. Shumë pak prej tyre mbijetuan.

1858 - Në Londër, “Big Ben”, kambana 13.76 tonëshe, e riderdhur, u vendos në Kullën e Uestminsterit.

1919 - Udhëheqësi i Revolucionit meksikan, Emiliano Zapata, vritet pabesisht në pritë nga forcat qeveritare në Morelos.

1941 - Lufta e Dytë Botërore: Fuqitë e Boshtit në Evropë krijojnë shtetin e Kroacisë të pavarur nga Jugosllavia e pushtuar.

1961 - Në Izrael fillon gjyqi ndaj nazistit Adolf Aikman për krime lufte. Në maj 1960, agjentët e Shërbimit të Sigurimit izraelit e rrëmbyen Aikmanin në Argjentinë dhe e çuan në Jerusalem për gjykim, ku ai dëshmoi pas një mburoje prej antiplumbi. Çështja ngjalli interes ndërkombëtar, duke vendosur mizoritë naziste në krye të lajmeve botërore. Aikman u shpall fajtor dhe u dënua me vdekje . Ai u ekzekutua me varje më 1 qershor

Trupi i tij u dogj dhe hiri u përhap në det, përtej ujërave territoriale të Izraelit. Ekzekutimi i Adolf Aikmanit mbetet i vetmi rast që Izraeli ka miratuar një dënim me vdekje. 2010 - Aeroplani i forcës ajrore polake "Tu-154M" rrëzohet pranë Smolenskut, Rusi, duke vrarë 96 njerëz në bord, përfshirë presidentin polak Leh Kazinski dhe dhjetëra zyrtarë të tjerë të lartë të Polonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat