Çfarë ka ndodhur më 13 korrik?

Dokumentare

Çfarë ka ndodhur më 13 korrik?

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 09:41
Hollywood

1793 – Gazetari dhe revolucionari francez Jean-Paul Marat i fraksionit radikal Jakobin vritet në vaskë nga Charlotte Corday, anëtare e fraksionit politik liberal Girondin. Marat ishte mjek, shkencëtar, teoricien, i njohur për karrierën si gazetar dhe politikan ekstremist gjatë Revolucionit Francez. Ai u shqua për tonin ashpër, qëndrimin pa kompromis ndaj udhëheqësve dhe institucioneve të dalë revolucioni. Duke botuar pikëpamjet e tij në pamflete, pankarta dhe gazeta, Marat u bë zëdhënës jo-zyrtar i grupit republikan jakobin që erdhi në pushtet pas qershorit 1793. Me vdekjen e tij, Marat u bë idhull për jakobinët, një lloj martiri revolucionar.

1814 – Themelohet arma e Karabinierisë, xhandarmëria kombëtare e Italisë – fillimisht si forcë policore e Mbretërisë së Sardenjës. Gjatë procesit të bashkimit italian, u quajt “Forca e parë” e ushtrisë së re. Edhe pse Karabinierët ndihmuan në shtypjen e opozitës gjatë sundimit të Benito Musolinit, ata ishin gjithashtu përgjegjës për rënien e tij; shumë njësi u shpërbënë nga Gjermania naziste. Kjo rezultoi që shumë karabinierë të bashkoheshin me lëvizjen e rezistencës italiane. Që nga viti 2001, Karabinieria është një nga katër degët e Forcave të Armatosura italiane.

1878 – Traktati i Berlinit: fuqitë evropiane ndryshojnë vendimet e Traktatit të Shën Stefanit, duke ri-vizatuar hartën e Ballkanit: Serbia, Mali i Zi dhe Rumania bëhen plotësisht të pavarura nga Perandoria Osmane, së bashku me Bullgarinë si autonome, edhe pse kjo e fundit de facto funksionoi në mënyrë të pavarur por e ndarë në tri pjesë: Principata e Bullgarisë, Krahina Autonome e Rumelisë Lindore, dhe Maqedonia, kjo e fundit iu dha përsëri osmanëve, duke prishur planet për një “Bullgari të Madhe” rusofile dhe të pavarur. Traktati i Shën Stefanit kishte krijuar një shtet bullgar, dhe Kongresi i Berlinit e largoi këtë frikë nga e cila Britania dhe Austro-Hungaria shqetësoheshin më shumë. Britania fitoi të drejtën për të pushtuar Qipron; Kaukazi iu dha Rusisë dhe Bosnje-Hercegovina, Austrisë. Kështu,Traktai i Berlinit, ku për shqiptarët pak u fol, sinjalizoi vazhdimin e shpërbërjes së Perandorisë Osmane. Sipas historianit britanik AJP Taylor: “Nëse traktati i Shën Stefanit nuk do të kishte ndryshuar, Perandoria Osmane dhe Perandoria e Austro-Hungarisë mund të kishin mbijetuar në ditët e sotme”.

1923 – Shenja HOLLYWOOD përkushtohet zyrtarisht në kodrat mbi Los Angeles, Kaliforni – Fillimisht lexohej “Hollywoodland”, por katër shkronjat e fundit u hoqën pas restaurimit në vitin 1949.

Pankarta “HOLLYWOOD” përbëhet nga shkronja të bardha, secila 14 metra e lartë dhe e gjithë fjala zgjatet në 110 metra. Kjo shenjë u krijua fillimisht si reklamë për zhvillim urbanistik, por gjithsesi vazhdoi të qëndronte. Shenja është vendi ku më 1932, aktorja Millicent Lilian “Peg” Entwistle (24 vjeç), vrau veten duke u hedhur nga shkronja “H”.

1930 – Kampionati i parë botëror i futbollit hapet në Montevideo, Uruguai me pjesëmarrjen e 13 vendeve. Në finale, skuadra e Uruguait mundi atë të Argjentinës me rezultatin 4 me 2 duke u bërë kampionia e pare e botës në historinë e futbollit.

1977 – New York përfshihet nga trazira financiare e shoqërore gjatë një ndërprerje të rrymës elektrike që zgjati gati 25 orë; errësira çoi në zjarr-vënie dhe plaçkitje. Mbi 3,000 njerëz u arrestuan. Dëmet i dhanë Nju Jorkut emër të keq si qytet në rënie të pakthyeshëm. Deri në fund të viteve 1970, gati një milion njerëz e kishin lënë Nju Jorkun. Kjo humbje e popullsisë nuk do të kompensohej deri në 20 vjetët e ardhshme.

1985 – Zëvendës presidenti Xhorxh Bush bëhet president në detyrë për një ditë, kur presidenti Ronald Reagan nënshtrohet një operacioni kolonoskopi. Amendamenti i 25-të i Kushtetutës së Shtetet e Bashkuara përcakton procedurat për plotësimin e vendit vakant nga nënpresidenti kur presidenti bëhet me aftësi të kufizuara presidenciale. Amendamenti XXV ishte miratuar më 23 shkurt, 1967.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat