Një peticion është hartuar nga të dënuarit që vuajnë dënimin në IEVP Durrës.
Ata kërkojnë të miratohet amnistia penale në parlament dhe të mos mbahen peng i qëndrimeve politike.
“Falja dhe amnistia është njerëzore dhe të dënuarit duan që politika mos t’ua çojë dëm këtë mundësi për liri”, shkruhet në peticionin, që është iniciuar nga një kryefamiljar, i cili ka humbur nënën disa muaj më parë, ndërsa i ati është sëmurë dhe ka nevojë për përkujdesje.
Peticioni i drejtohet kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentares Lindita Nikolla, ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Grupeve Parlamentare. Ata kërkojnë që palët politike që gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të miratojnë amnistinë penale.