Rebesh në Durrës/ Vërshojnë ujërat në rrugë, zona rreth stadiumit e pakalueshme

Durrësi

Rebesh në Durrës/ Vërshojnë ujërat në rrugë, zona rreth stadiumit e pakalueshme

Më: 11 mars 2024 Në ora: 14:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Një rebesh i pazakontë shiu ka “pushtuar” Durrësin gjatë ditës së sotme.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për Balkanweb se ujërat kanë vërshuar në rrugë.

Nga reshjet, zona përreth stadiumit është bërë e pakalueshme nga makinat dhe këmbësorët.

Ujërat kanë nisur të vërshojnë edhe mbi trotuare. Sistemi i kanalizimeve nuk përballon dot ujërat e shiut që zbresin nga kodrat e qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat