Lidhur me shpërthimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë ambieteve të një mobilierie, ka reaguar policia. Me anë të një njoftimi, policia sqaron se lënda plasëse është hedhur në ambiente e jashtme të një mobilierie në proësi të një 36-vjeçari në Rrashbull të Durrësit.
Po ashtu njoftohet se nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie dhe lidhur me këtë janë shoqëruar 3 persona.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në Rrashbull, Durrës, në ambientet e jashtme të mobilierisë në pronësi të shtetasit L. A., 36 vjeç, është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar 3 shtetas që dyshohet se kanë dijeni për rastin. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve.