​Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit, Kaçaniku: Konsumatori nuk po njihet nga Qeveria

Ekonomi

​Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit, Kaçaniku: Konsumatori nuk po njihet nga Qeveria

Më: 15 mars 2023 Në ora: 18:25
Selatin Kaçaniku

Në ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit, kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërmjet qeverisë dhe konsumatorit.

Në një intervistë për KosovaPress, Kaçaniku ka adresuar ankesa të shumta karshi pushtetit, duke thënë se Qeveria po vazhdon të merret me pasojat e falimentimit të qytetarit, ndërsa konsumatorët kërkojnë të merren me burimin e falimentimit dhe krizës që e ka shkaktuar këtë falimentim.

Kaçaniku: Qeveria po merret me pasojat e falimentimit të qytetarit, ne kërkojmë të merret me burimin e krizës

“Qeveria po vazhdon të merret me pasojat e falimentimit9të qytetarëve) ndërsa ne kërkojmë të merret me burimin e falimentimit të krizës që e ka shkaktuar këtë falimentim. Nuk po dëgjohemi nuk po e dimë arsyen por aty ku nuk ka komunikim, pra ne nuk komunikojmë, komunikojmë përmes shtypit por kontakte të drejtpërdrejta as të bashkëpunimit as të mos bashkëpunimit nuk kemi dhe kjo nuk është aspak e mirë... Partitë politike janë në konflikt interesi, ato financohen jashtëligjshëm. Me ligj të jashtëligjshëm e kanë miratuar të financuar nga buxheti të cilin ne e gjenerojmë por pa na pyetur neve palën e interesit. Problemi është se partia politike duhet të financohet nga anëtarësia nëse janë të mirë, të aftë, të zotë, atëherë anëtarësia do ti përkrahë”, theksoi ai.

Ai shtoi që Qeveria nuk po e njeh konsumatorin. Ndërkaq shprehet se ligji për të drejtën e konsumatorit nuk është dashur të merret pa një miratim të opinionit publik.

Kacaniku: Qeveria nuk na njeh neve

“Ne kemi shumë probleme me mentalitet, por kësaj rradhe do të ndalemi në mentalitetin politik dhe mentalitetitin e partive poltike, sepse ato e marrin mandatin në qeveri. Ato neve nuk na njohin, as partia në pushtet as partitë tjera dhe e para që duhet bërë partitë në pushtet, duhet ta njohin qytetarin konsumator, sepse edhe vet ata dhe anëtarësia e tyre, familjet e tyre të gjithë së bashku jemi konsumatorë. Partitë politike duhet ta kenë të qartë se financohen nga buxheti të cilit e gjeneron konsumatori taksa pagues dhe të tërhiqen nga ky ligj sepse e kanë miratuar jashtëligjshëm. Ata nuk kanë pasur të drejtë ligjore dhe kushtetuese që ta miratojnë pa debat publik”, tha ai.

Ai tha se edhe pas kërkesave adresuar qeverisë për një bashkëpunim mes tyre në të mirë të konsumatorit, nuk ka ende një gjë të tillë. Derisa shtoi se kjo kërkesë ishte bërë për t’i informuar dhe vetëdijësuar konsumatorët në lidhje me produktet.

Kaçaniku: Ankesat e qytetarëve nuk janë marrë për bazë

“Ankesat e qytetarëve konsumatorë, natyrisht se janë të arsyeshme. Ne kemi bërë kërkesë që nuk janë pranuar, që bashkë me AUK, ta ndihmojmë qutetarin konsumator që të informohet sa më mirë, të edukohet të arsimohet të vetëdijësohet, për të qenë i zoti i vetvetes dhe për të qenë partner i shtetit. Kjo më pas u shkatërrua dhe u anulua dhe ne prapë jemi aty ku ka mbetur qeveria në mospërmbushjen e obligimit të saj për të na informuar e edukuar që të vetëdijësohemi”, shtoi ai.

E sa i përket kontrollit të produkteve në doganë, ai tha se jo çdo produkt mund të kontrollohet, derisa shtoi se rastet më të shpeshta të mos kontrollimit janë prodhimet ilegale.

Kaçaniku: Jo çdo produkt kontrollohet

“Ajo që na vie si bindje nga agjencioni i ushqimit, është se çdo ushqim që kontrollohet nga agjencioni është i sigurtë. Ajo që e shohim ne në terren ndonjëherë dhe dallon, për arsye se ne aty gjejmë edhe produkte të cilat nuk kalojnë në kontroll... Të gjitha produktet që importohen ose plasohen në treg, është e pamundur të kontrollohen dhe me këtë pamundësi. Ekziston ndonjë mundësi për të kaluar diçka jashtë kontrollit. Më së shumti jashtë kontrollit kalojnë ato që kontrabandohen dhe ato që prodhohen në bodrume dhe në rrugë jo legale”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai shtoi se zbatueshmëria e ligjeve mbetet e njëjta ku ka qenë para ca vitesh. Ndërkaq sipas tij 40% është zbatueshmëria e ligjit në Kosovë.

Kujtojmë se : Më 15 mars 1962, presidenti amerikan John F. Kenedi miratoi “Ligjin për të drejtat e konsumatorëve”.

Ky ligj përfshinte të drejtën e informimit, të sigurisë, të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u dëgjuar. Që nga ajo kohë, 15 marsi është Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve.

Kosova ka Ligjin e saj për mbrojtjen e konsumatorit, i cila është miratuar në qershor të vitit 2004. Ky ligj përfshin të drejtën e informimit, sigurisë dhe të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u dëgjuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat