Superpuna: Është proceduar subvencioni për bizneset të cilat kanë angazhuar punëtorë përmes kësaj platformës

Ekonomi

Superpuna: Është proceduar subvencioni për bizneset të cilat kanë angazhuar punëtorë përmes kësaj platformës

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Përmes një postimi, Superpuna ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është proceduar subvencioni i radhës për bizneset të cilat kanë angazhuar punëtorë përmes platformës.

Sipas tyre gjatë muajit gusht kanë përfituar 5,782 të rinjë, prej të cilëve 2,920 vajza e 2,862 djem.

Ndërsa ka bërë të ditur se që nga fillimi i skemës ka angazhuar gjithësej 6,355 të rinjë.

Postimi i plotë:

Superpuna njofton që gjatë ditës së sotme është proceduar subvencioni i radhës për bizneset të cilat kanë angazhuar punëtorë përmes platformës #superpuna.

Për muajin gusht kanë përfituar 5,782 të rinjë, prej të cilëve 2,920 vajzae 2,862 djem.

Që nga fillimi i skemës, e deri në fund të muajit gusht, përmes superpuna janë angazhuar gjithsej 6,355 të rinjë .

Të rinjtë apo bizneset e interesuara mund të regjistrohen në superpuna përmes vegëzës: https://superpuna.rks-gov.net

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat