Fetahu u AKB-së i kërkon Qeverisë ta ketë prioritet Rrafshin e Dukagjinit

Ekonomi

Fetahu u AKB-së i kërkon Qeverisë ta ketë prioritet Rrafshin e Dukagjinit

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 13:34
Foto nga takimi

Kryetari Aleancës Kosovare e Bizneseve – rrafshi i Dukagjinit, Argjend Fetahu së bashku me bashkëpunëtorë, ka pritur të hënën në takim zëvendësministrin e Financave, Agon Dobruna.

Pemës një komunikate për medie, në takim u diskutuan shumë çështje që ndërlidhen me komunitetin e bizneseve dhe këtë dikaster.

Fetahu, mes tjerash kërkoi nga Dobruna që Rrafshin e Dukagjinit ta kenë në një fokus të veçante për komunitetin e bizneseve, pasi sipas tij kjo anë e në veçanti Gjakova ka qenë qytet industrial dhe “sot bizneset gjenden në një situatë jo të mirë ku kërkohet mbështetje shume më e madhe nga niveli qendror, ne të gjitha sferat qe të rimëkëmbim bizneset dhe t’a kthejmë atë që dikur e kanë pasur Gjakova dhe rrafshi i dukagjinit”.

“Dobruna e falënderoi Fetahun për pritje dhe i përgëzoi përzemërsisht për punën qe po e bën AKB-ja në rrafshin e Dukagjinit për komunitetin e bizneseve dhe si zv.minister e informoi Fetahun se prej mandatit të tije si zv.minister dhe Qeveris Kurti kanë bërë ndryshime radikale në aspektin pozitiv duke i eliminuar, burokracitë, aktivizimin e sistemit të digjitalizimit gjë e cila ka parandaluar shumë dukuri negative që i kanë ndodhur me vite komunitetit të bizneseve dhe njëherit ofroj bashkëpunim të mirëfilltë ,dhe u zotua se nga pozita të cilën e mban do të jetë zë i fuqishëm i të gjitha halleve e problemeve dhe sfidave që mbartin bizneset e rrafshit të dukagjinit do t’i ngrisë si çështje në nivel qendror dhe në ministrinë përkatëse”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat