Hoti: Ekonomia jo formale shkon deri në një të tretën e qarkullimit total të bizneseve

Ekonomi

Hoti: Ekonomia jo formale shkon deri në një të tretën e qarkullimit total të bizneseve

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 17:09
Avdullah Hoti

Përfaqësuesit e Komitetit të Prodhimit të Odës Amerikane kanë paraqitur sot problemet me të cilat ata po ballafaqohen me politikat e reja fiskale të vendosura vitin e kaluar nga Qeveria.

Kërkesat e tyre kryesisht kishte të bënte me konkurrencën jo lojale si dhe me mos kompletimin e pakos fiskale. Këto shqetësime u paraqitën sot gjatë diskutimit në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, “Politikat Fiskale dhe ndikimi i saj në sektorin e prodhimit – përballimi i konkurrencës së shtuar”.

Ministri i Financave , Avdullah Hoti, edhe pse me vonesë ishte pjesëmarrës në këtë tryezë premtoi që shumë shpejt do të plotësohet pako fiskale dhe se u zotua që Qeveria do të luftojë ekonominë jo formale pasi siç e tha edhe ai ky është një nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohen bizneset.

Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane, ka kërkuar nga ministri i Financave, qe të kompletohet pako fiskale në mënyrë që t’u krijohen lehtësira bizneseve.

Zeka: OEA e konsideron të pakompl etuar pakon fiskale

“Si Odë Amerikane nuk e konsiderojmë pakon fiskale si të kompletuar do të donim të shihnim hyrjen në fuqi edhe të dispozitave të cilat edhe mundësonin edhe ato pushimet tatimore për investime të reja . Po ndoshta edhe lehtësira tjera ashtu që të rritet përparësia konkurruese e prodhuesve tanë edhe rrjedhimisht të përmirësojmë edhe bilancin tregtare të vendit...Pamë edhe shqetësime lidhur me rritjen dhe ndryshimin e mundshëm të normave tatimore të cilat vetëm sa do të vështirësonin pozitën e prodhuesve dhe bizneseve tona”, tha Zeka.

Mërgim Prishtina, nga kompania farmaceutike, “Tre Pharm”, tha se problemi kryesor për bizneset është ekonomia joformale, e cila sipas tij ka ardhur koha që bizneset të jenë të barabarta.

Prishtina: Ekonomia joformale është pengesa kryesore

“Problem tjetër është edhe ekonomia jo formale këtu tek çështja e taksave dihet që pajtohem që Kosova ka taksa të luta por më shumë duhet të merret me luftimin e ekonomisë joformale që bizneset të jenë të barabarta në konkurrencë në gjitha format”, tha Prishtina.

Avdullah Hoti, tregoi për planet që i kanë gjatë këtij viti për ndryshime fiskale dhe se pakoja fiskale do të kompletohet. Ai po ashtu ka përmendur sfidën kryesore si ajo e ekonomisë joformale, e cila përveç se po i dëmton bizneset e shëndosha e dëmton edhe buxhetin.

Hoti: Objektivi ynë kryesor është luftimi i ekonomisë jo formale

“Besoj që e kemi dhënë një indikacion të mirë si Qeveri që politikat tona fiskale janë të parashikueshme, nuk kemi pasur asnjë herë surpriza gjatà « rrugës së kësaj Qeverie. Në konsultim të ngushtë me drejtorin e ATK-së, dhe atë të Doganave gjatë këtij viti i kemi vendos vetes si objektiv që të ndërmarrin aktivitete që e zvogëlojnë informalitetin. Unë besoj që asnjë pako fiskale që ende nuk është kompletuar me të drejtë po e thoni. Çështja e informalitetit është problemi kryesor për bizneset e shëndosha. Po iu jap shifrat të GAP-it tatimor të vlerësuar edhe nga ne që shkon deri një të tretën të qarkullimit total të bizneseve . Edhe kjo na dëmton neve”, tha Hoti.

Gjatë kësaj tryeze është diskutuar edhe pengesat të tjera që po hasin bizneset si rasti i fundit ku Shqipëria e ka ndaluar eksportin e birrës, “Birra Peja”. Aty u tha se Qeveria duhet sa më parë të marr masa ndaj pengesave të tilla dhe jo të zgjaten me muaj proceset të cilat e dëmtojnë biznesin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat