Shqipëri, rriten të ardhurat nga tatimi mbi fitimin

Ekonomi

Shqipëri, rriten të ardhurat nga tatimi mbi fitimin

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 14:50
Ilustrim

Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin në Shqipëri janë realizuar në vlerën 16.5 miliardë lekë, 22% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 25.4 % më shumë se plani.

Ndikimin kryesor në këtë rezultat, sipas ministrisë së Financave, e ka patur rritja e ndërgjegjësimit të taksapaguesve për deklarimin real të transaksioneve në import dhe zinxhirin e shitjeve.

Faktorë të tjerë, ministria e Financave, rendit fazën e dytë të planit të veprimit kundër informalitetit të orientuar drejt kontrolleve bazuar në analizën e riskut dhe në vazhdimësinë e proceseve. Sipas MF-së, thjeshtësimi i procedurave të deklarimit dhe instalimi i një komunikimi permanent me operatorët e biznesit po gjeneron performancë më të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat