Ahmetaj: Mos miratimi i reformës në drejtësi rrezikon ekonominë

Ekonomi

Ahmetaj: Mos miratimi i reformës në drejtësi rrezikon ekonominë

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 21:38
Arben Ahmetaj

Ministri i financave Arben Ahmetaj ka paralajmëruar në emisionin “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe për pasojat e rënda që do të ketë ekonomia në rast se reforma në drejtësi nuk do të miratohet më 21 korrik. Sipas kreut të Financave, rritja ekonomike do të pësojë goditje të fortë dhe ekonomia do të bëjë hapa prapa.

Ahmetaj: Mos aprovimi i reformës në drejtësi e rrezikon ekonominë. Kalimi i reformës në drejtësi është një kusht në një ekonomi, kuptohet gradualisht, transparente dhe formale. E mira nuk vjen në ditën 1.

 Po ku do të reflektohet kjo reformë?

Ministri Ahmetaj thotë:  Do të reflektohet në qetësinë e biznesit vendas, do të reflektohet në një marrëdhënie të re të administratës, shumë herë më transparente. Dhe tjetra është imazhi i Shqipërisë dhe garancia e investitorëve të huaj Shqipëria.

Në rast se nuk miratohet reforma në drejtësi, çfarë do të ndodhë?

Ahmetaj: Jam i bindur që do të kalojë reforma në drejtësi dhe shpresoj që edhe opozita të vijë ta miratojë reformën.  Mos kalimi është hap mbrapa. Ky vend ka nevojë për frymëmarrje. Qeveri teknike nuk shoh në asnjë aspekt. Unë aksident politik quaj mos kalimin e reformës. Mbi të gjitha është humbje shansi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat