Boronica e kultivuar

Ekonomi

Boronica e kultivuar

Nga: Valentina Lajqi, Alkend Tahirsylaj Më: 21 korrik 2016 Në ora: 11:06
Boronica

Ndonëse me veti shumë të larta ushqyese, si pjesë e grupit të bimëve malore në krahasim me kulturat tjera, kultivimi i boronicës në formën e planifikuar ka filluar dukshëm më vonë. Prejardhja e boronicës së kultivuar është nga Amerika Veriore, ku edhe në ditët e sotme ato shtete mbajnë vendin e parë për sa i përket rendimenteve dhe avancimeve në prodhim.

Boronica si kulturë haset në dy forma: formën e egër dhe atë të kultivuar. Në vendin tonë kultivimi i saj ka filluar rishtazi, andaj mbi të gjitha është vetëdijësimi i popullatës për rëndësinë e saj. Dallimet në mes të formës së egër me të cilën veçse jemi të familjarizuar dhe asaj të kultivuar qëndrojnë në këto pika:

Madhësia e kokrrës – boronicat e egra kanë kokërr dukshëm më të vogël sesa boronicat e kultivuara, por me një ngjyrë më të mbyllët,
Vetia oksiduese – është më e lartë tek boronicat e malit,

Shtrirja gjeografike – boronicat e egra zhvillohen vetëm në lartësi më të lartë mbidetare (mbi 700 m), ndërsa forma e kultivuar e boronicës nuk shpreh kërkesa të vecanta përsa i takon lartësisë mbidetare, për arsye të kushteve që krijohen për kultivimin e saj nga ana e njeriut,

Shija – forma e kultivuar e boronicës ka shije më të ëmbël dhe është më pak e lëngëshmë, ndërsa boronica e egër ka shije më të thartë dhe është më e lëngëshmë.

Pjekja – disa variatete të boronicës së kultivuar fillojnë pjekjen më herët (muaji qershor) ndërsa boronica e egër fillon pjekjen në pjesën e dytë të muajit gusht.

Qëndrueshmëria – boronica e egër është më e qëndrueshme ngase zhvillohet pa ndikimin e njeriut dhe me konfrontim direkt ndaj kushteve atmosferike. Boronica e kultivuar duke u mbështëtur në faktin se kushtet e zhvillimit i krijohen nga njeriu, e bënë më pak të qëndrueshme ndaj ksuhteve të jashtme atmosferike.

Shumë njërëz hasin në vështirësi në momentin e përzgjedhjes në mes të këtyre formave të boronicës, por fakti është se të dyja format janë shumë të shëndëtshme. Andaj ne ju rekomandojmë që të i konsumoni të dyja, duke marrë parasysh se koha e prezencës së tyre në treg është e ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat