Borxhi publik shkon në 1.68 trilionë lekë, çdo shqiptar duhet të paguajë nga 3.7 milionë lekë

Ekonomi

Borxhi publik shkon në 1.68 trilionë lekë, çdo shqiptar duhet të paguajë nga 3.7 milionë lekë

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 09:13
Rama, Ahmetaj, Cani

Është rritur sërish borxhi publik i Shqipërisë. Sipas shifrave zyrtare paraprake, të publikuara së fundmi nga ministria e Financave, tanimë shteti shqiptar “noton” në një detyrim financiar prej 1 trilion e 68 miliardë lekësh të reja, që do të thotë në valutë ekuivalenti i 7.86 miliardë eurove apo 8.67 miliardë dollarëve amerikanë.

Në qoftë se marrim për bazë popullsinë shqiptare sipas raportimit zyrtar të Institutit të Statistikave, prej 2.889.000 rezidentësh, del se mbi çdo qytetar të këtij vendi peshon një barrë borxhi prej afro 3.7 milionë lekësh të vjetra. /Shqiptarja.com

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat