Pacolli e akuzon ministren Bajrami për dështimin e Brezovicës

Ekonomi

Pacolli e akuzon ministren Bajrami për dështimin e Brezovicës

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 18:42
Behgjet Pacolli

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka akuzuar rëndë ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajramin, për jo-profesionalizëm.
I pari i AKR-së, në një intervistë për Klan Kosova, ka thënë se është kritiku më i madh i Qeverisë ndërsa ka folur edhe për ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

“Hykmetja është dëshpërim edhe i kam thënë që nuk do të ketë as Brezovicë, as asgjë ngaqë ka joprofesionalizëm. Një investitor që të investojë në Kosovë me 2 miliardë nuk ekziston e nuk do të ekzistojë”.

Ai ka thënë se tarifat e një kilovati të energjisë do të rrisnin çmimin dy herë të rrymës që sipas tij, qytetari nuk do të arrijë të paguajë.

Pacolli ka shtuar se nuk ka asnjë hidhërim personal me kryeministrin e vendit, Isa Mustafa por që është shprehur se dallojnë qëndrimet e tij me ato të qeverisjes aktuale.

“Sot asnjë person nuk e njoh në Qeverinë e Kosovës që vepron ndryshe, është një shabllon. Partneri strategjik i imi është qytetari i Kosovës, vetëdijesimi nuk bëhet duke thënë “hej qytetar zgjohu”, por me ngritje ekonomike, ngritjen e sigurisë e sovranitetit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat