Promovohen profesionistët e rinj të hekurudhave

Ekonomi

Promovohen profesionistët e rinj të hekurudhave

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 10:20
Ilustrim

Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, Kompanitë e Hekurudhave Infrakos dhe Trainkos, kanë mbajtur një tryezë me temë: “Gjendja ekzistuese e Hekurudhave të Kosovës dhe integrimi i tyre në rrjetin hekurudhor Evropian”.

Drejtori i Kolegjit “Tempulli”, Muhamed Krasniqi, tha se qëllimi i kësaj tryeze është, promovimi i profesionalistëve të rinj të hekurudhave, pasi sipas tij, mosha mesatare e punonjësve të hekurudhave është një moshë e shtyrë.

Në anën tjetër, Shiqeri Spahiu nga Ministria e Infrastrukturës, tha se kanë krijuar kushte për përmirësimin e gjendjes së hekurudhave të Kosovës, si dhe integrimin e tyre në rrjetin evropian të hekurudhave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat