Kompanitë e arkave fiskale zbresin çmimet për naftëtarë

Ekonomi

Kompanitë e arkave fiskale zbresin çmimet për naftëtarë

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 11:39
Pamje nga konferenca

(E plotësuar) - Kompanitë që merren me shitjen e arkave fiskale kanë zbritur çmimet e pajisjeve për kompanitë që merren me shitjen e derivateve të naftës, për 50 për qind.

Këtë e kanë bërë të ditur përfaqësuesit e Shoqatës së Arkave Fiskale në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

Kestrin Kumnova, përfaqësues i kompanive për fiskalizim, tha se gjitha pompat në Kosovë, pa marrë parasysh sa dispenserë posedojnë mund të fiskalizohen me një çmim prej 3 mijë e 450 euro. Ai tha se kompanitë e fiskalizimit kanë arritur të bëjnë zgjidhje teknikë të reja, në mënyre që të zbresin çmimin e arkave.

Kumnova: I kemi zbritur çmimet e pajisjeve të arkave

“Gjatë tre viteve të kaluar ka pasur një stopim total të procesit të fiskalizimit... Në mars të vitit 2015 ministria e Financave e ndryshoj Udhëzimin Administrativ, i cili i lehtësoj kushtet për kompanitë e reja. Në shtator  të vitit të kaluar kompanitë e arkave fiskale e zbritën çmimin e sistemeve fiskale si dhe bënë një sërë ofertash tjera, mirëpo edhe më tutje kishim kundërshtim nga ana e kompanive të naftës. Në ndërkohë këto tre vite, buxhetit të shteti i është shkaktuar dëm qindra milionësh nga evazioni fiskal. Tanimë të gjitha kompanitë e naftës në Kosovës pa marrë parasysh se sa dispenserë i posedojnë mund t’i fiskalizojnë bizneset e tyre me një çmim prej 3 mijë e 450 euro”, tha Kumnova.

Sipas tij, tashmë nuk ka asnjë arsye që kompanitë që merren me shitjen e naftës të mos fiskalizohen, pasi çmimet janë shumë më të lira.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se Qeveria ka pasur disa rezultate pozitive në aspektin ekonomik por procesin e fiskalizimit e cilëson si dështim. Sipas tij, proceset politike kanë dominuar dy viteve e fundit.

Gërxhaliu: Sistemi i fiskalizimit është një dështim

“Jemi në situatë të asaj që agjenda politike është definitivisht duke dominuar në skenën mediale dhe e tëra kjo në njëfarë forme po i lë anash proceset ekonomike të cilat janë më të nevojshme. Në qoftë se kishte me qenë një dështim i cili mund të karakterizohet dhe mund të etiketohet për Qeverinë aktuale, është definitivit është procesi i fiskalizimit”, tha Gërxhaliu.

Ai po ashtu ka kërkuar nga institucionet qeveritare që të bëjnë presion ndaj kompanive që të pajisen me arka fiskale.  Në këtë konferencë ka qenë e paraparë të merr pjesë edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili për shkake të agjendës nuk ka mund të merre pjesë. 

Përndryshe, sipas të dhënave të shoqatës së arkave deri sot numri i naftëtarëve që janë pajisur me arka fiskale është 600. 

Zbriten çmimet e arkave fiskale për naftëtarët

Agjenda politike është duke dominuar tek Qeveria, duke u anashkaluar kështu edhe agjenda ekonomike.

Këtë deklarim e dha sot Safet Gerxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës. Ai tha se këto agjenda kanë ndikuar edhe në procesin e fiskalizimit të biznesit.

Në konferencën e organizuar nga Shoqata e Kompanive të Arkave Fiskale u shpalosen mundësitë e reja për të përfunduar procesin e fiskalizimit të naftëtarëve dhe bizneseve tjera. Kestrin Kumnova, përfaqësues i Shoqatës, tha se gjatë tri viteve ka pasur një stopim të procesit të fiskalizimit të naftëtarëve.

Kumnova tha se tashmë kompanitë i kanë zbrit çmimet e arkave fiskale për naftëtarë, dhe tash i mbetet institucioneve përgjegjëse t’i obligojnë naftëtarët për tu pajisur me arka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat