Guvernatori i BQK’së tregon se a po e dëmtojnë pagesat rrjedhëse buxhetin e Kosovës

Ekonomi

Guvernatori i BQK’së tregon se a po e dëmtojnë pagesat rrjedhëse buxhetin e Kosovës

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 21:00
Bedri Hamza

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për pagesat që i bënë qeveria nga buxheti i Kosovës.

Guvernatori Hamza ka treguar se një përqindje e madhe e kapitalit te vendit shpenzohet për të kryer pagesat e kategorive të ndryshme, si pagat e punëtorëve të sektorit publik, pensionet, veteranët e luftës dhe pagesat e ndihmave sociale.

Ai ka thënë se kjo dëmton buxhetin e Kosovës, pasi nuk sjellë përfitime në kapital.

“Nëse bëhet pastrimi i listave dhe zvogëlohet numri i njerëzve qe marrin paga nga shteti pa dhënë kontribut, atëherë do të mund të rriteshin të ardhurat për kontribuuesit edhe me kapitalin e tanishëm të Kosovës”, ka thënë Hamza në “Komiteti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat