Hoti: Investimet kapitale shënojnë rritje për 51 përqind me buxhetin e vitit 2017

Ekonomi

Hoti: Investimet kapitale shënojnë rritje për 51 përqind me buxhetin e vitit 2017

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 12:05
Avdullah Hoti

(E plotësuar) - Kosova për vitin 2017 do të ketë buxhetin 2 miliardë euro, ndërsa, për vitin 2016 buxheti ka qenë rreth 1 miliard e 600 milionë euro.

Kështu tha ministri i Financave, Avdullah Hoti sot në dëgjimin publik të organizuar nga Ministria e Financave për  projekt-buxhetin e vitit 2017.  Në këtë diskutim përveç ministrit Avdullah Hoti kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile si dhe palë të tjera të interesit. 

Ministri i Financave tha se investimet kapitale do të rriten për 51 përqind dhe shpenzimet rrjedhëse vetëm me 5 përqind më shumë se sa që kanë qenë në vitin 2016. Hoti tha se me këtë projeksion vazhdon politika e kursimeve, duke i adresuar nevojat më elementare që janë nëpër skema të ndryshme.

Hoti: Investimet kapitale do të rriten 51 për qind

“Një buxhet që siguron barazi në shpërndarje, pra, të gjithë përfitojnë njësoj. Një buxhet që realizon nevojat elementare të shtetit përveç nevojave  zhvillimore. Por, edhe një buxhet që neve na mundëson kryerjen e obligimeve ndërkombëtare që ka shteti i Kosovës…. Buxheti i vitit 2017 do të jetë 2 miliardë euro, që është një kapërcim significant krahasuar me vitin 2016 dhe është I madh krahasuar me vitin 2014 dhe 2015. Rritja ka qe madhe  buxhetit shkon kryesisht për investime kapitale, jo për shpenzime të tjera”, tha Hoti.

Ai tha se janë në proces të finalizimit të buxhetit që  deri në fund të muajit tetor të shkoj në Qeveri për miratim.

Hoti tha se kjo rritje e buxhetit ka ardhur nga rezultati trendit pozitiv i të hyrave nga Doganat dhe ATK gjatë kësaj periudhe.

Sipas tij ka pasur edhe tejkalim të planit të të hyrave, dhe konsideron se edhe buxheti i vitit 2017 prej 2 miliardë do të jetë i realizueshëm dhe i shpërndarë njësoj për të gjitha kategoritë dhe institucionet.

Hoti: Buxheti do të jetë i realizueshëm në bazë të trendit të mirë të të hyrave që ishin vitin 2016

“Ne kemi pasur parasysh gjatë diskutimeve që kemi pasur deri tash se buxheti i shtetit duhet të jetë një buxhet i realizueshëm, me parashikime të të hyrave që janë të realizueshëm që është konsident me ndërlidhjen më mes të sektorëve, pra një buxhet I qëndrueshëm, një buxhet që ruan stabilitetin fiskal dhe që respekton kufizimet ligjore sa I përket edhe deficitit buxhetor dhe raportit mes shpenzimeve kapitale, por edhe mirëmbajtjes së një borxhi public që është I përballushëm për vednin, jo vetëm për mandatin  e kësaj qeverie, por në periudha afatgjate”, theksoi ministri Hoti.

Drejtori i Institutit STRAS, Ibrahim Rexhepi, është i befasuar për të mirë me shifrat buxhetore për vitin 2017, posaçërisht pas disa raporteve të ditëve të fundit nga Banka Botërore dhe nga disa tregues të tjerë të cilat, sipas tij, nuk japin shumë inkurajim dhe shpresë se zhvillimet po shkojnë në një drejtim pozitiv me një rritje kaq të madhe të buxhetit prej 2 miliardë euro.

Rexhepi tha se edhe pse e shifrat janë bukur akumulative nuk ka shumë informacione të shihet se si do të jenë ato raporte qoftë për shpenzimet apo te të hyrat dhe me parë, siç tha ai, se realisht burimet a janë reale apo janë imagjinare(të dëshirueshme).

Rexhepi: Ky buxhet me jep bindje se do të shënon një kthesë pozitive për vendin

“Po shpresoj që vërtet ky projeksion apo këto shifra, të cilat i dëgjuam të jenë të arritshme dhe kjo më jep një bindje që viti 2017 do të shënon një kthesë tjetër dhe një realitet tjetër jo vetëm te financat publike dhe të buxhetit, por në përgjithësi në jetën ekonomike dhe në situatën sociale të vendit. Nëse jo në një rritje të madhe, së paku me një kthesë dhe me një mundësi orientimi që kjo të avancohet dhe gjatë viteve tjera në vijim”, tha Ibrahim Rexhepi.

Ai tha se rritje  e shpenzimeve për sektorin e gjyqësisë dhe drejtësisë ka një rëndësi shumë të madhe, ngase sipas tij, problem esencial është pikërisht në këtë sektor.

Kurse, 25 përqind të buxhetit do të alokohen për komunat e Kosovës, që kjo e ka gëzuar edhe përfaqësuesin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Me buxhetin për vitin 2017, sipas drejtorit të departamentit për Makro ekonomik në Ministrinë e Financave, Berat Havolli, do të ketë rritje ekonomike rreth 4 përqind për vitin e ardhshëm dhe që parasheh një trend të njëjtë të tregtisë së jashtme në vitin e ardhshëm.

Sipas Havollit, investimet kapitale do të rriten për 80 milionë euro më shumë në vitin 2017. Havollli tha se shkalla e inflacionit për vitin 2017 parashihet të jetë 0.7 përqind. Ndërsa, borxhi publik do të shënoi rritje me buxhetin  e vitit të ardhshëm nga 14 në 18 përqind./I. Shabani/

 Kosova për herë të parë me buxhet 2 miliardësh

Kosova për vitin 2017 do të ketë buxhetin 2 miliardë euro. Për vitin 2016 buxheti ka qenë rreth 1 miliard e 600 milionë euro.

Kështu tha ministri i Financave, Avdullah Hoti sot në dëgjimin publik të organizuar nga Ministria e Financave për  projekte- buxhetin e vitit 2017.

Në këtë diskutim përveç ministrit Avdullah Hoti po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile si dhe palë të tjera të interesit.

Ministri i Financave tha se nga rritja e buxhetit do të ketë 50 përqind rritje të investimeve kapitale dhe 5 përqind për shpenzime. Ai tha se janë në proces të finalizimit të buxhetit që  deri në fund të muajit tetor të shkoj në Qeveri për miratim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat