Kosova në vendin e 60-të për të bërë biznes

Ekonomi

Kosova në vendin e 60-të për të bërë biznes

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 11:10
Isa Mustafa, Hykmete Bajrami

Raporti i Bankës Botërore për “Të bërit biznes 2017” i publikuar mbrëmë, konfirmon progresin e arritur nga Kosova në përmirësimin e mjedisit afarist, duke ngritur rangimin e saj botëror në vendin e 60-të nga vendi i 64 sa është ranguar me revidimin e raportit të mëparshëm.

Kështu u tha në konferencën për medie në të cilën u shpalosen hollësitë e raportit të BB nga kryeministri Isa Mustafa dhe ministrja e MTI, Hykmete Bajrami.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa vlerësoi lart raportin e Bankës Botërore për Kosovën.

Mustafa tha se objektiv kryesor i Qeverisë është zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Në shpalosjen e raportit “Të bërit biznes 2017” ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami tha se Qeveria ka marrë shumë seriozisht përmirësimin e ambientit të biznesit.

Sipas Bajramit janë disa indikatorë që ka pasur përmirësim, fillimi i biznesit, pagesa e tatimeve, tregtia përtej kufijve, etj.

 Në lidhje me stagnimet në disa  fusha, Bajrami tha se me qëllim që të këtë përmirësim në disa fusha është ngritur Task Forca ku janë të involvuara disa ministri.     

Ndërsa për çështjen e energjisë elektrike Bajrami beson se zgjidhja do të bëhet me kompaninë “Countur Global” për ndërtimin e Kosovës së Re. Ministrja Bajrami po ashtu tha se këtë vit ka rënie të investimeve sipas së cilës  në periudhën janar- korrik janë shënuar 122 milionë euro investime. Për këtë Bajrami ia lë fajin krizës politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat