Rritet indeksi i çmimeve të importit për 1% për tremujorin e tretë të 2016-s

Ekonomi

Rritet indeksi i çmimeve të importit për 1% për tremujorin e tretë të 2016-s

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 14:58
Ilustrim

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 1.0 % në TM3 2016, krahasuar me TM2 2016.

Ngritja më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishte te: metalet bazë dhe artikujt prej (3.8%); produktet bimore (3.0 %); shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (2.2 %); lëkura dhe artikujt e saj (1.2%); produktet minerale (1.1%); mjetet e transportit (1.1%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.0%); tekstili dhe artikujt e tij (0.9%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.7%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.4%); produktet e industrive kimike (0.2%); dhe instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore dhe mekanizmat e orës (0.2%)/

Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-1.0%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (-0.8%); druri dhe artikujt e tij (-0.7 %); vajrat ushqyese (-0.7%); letrat dhe artikujt e saj (-0.6%) dhe këpucët (-0.1%).

Ndërkaq, krahasuar TM3 2016 me TM3 2015, çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej (-2.8%). Rënie më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (-15.4%); tekstili dhe artikujt e tij (-5.2%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-3.9%); metalet bazë dhe artikujt e tyre (-3.4%); letrat dhe artikujt e saj (-2.2%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (-2.1%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (-0.6%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-0.4%); dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (-0.1%).

Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: produktet bimore (7.9%); lëkura dhe artikujt e saj (2.7%); vajrat ushqyese (2.3%); druri dhe artikujt e drurit (2.2%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.3%); produktet e industrive kimike (1.0%); mjetet e transportit (1.0%); këpucët (0.5%) dhe pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (0.3%)./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat