Transfertat personale nga BE, 31.3 miliardë euro në vitin 2015

Ekonomi

Transfertat personale nga BE, 31.3 miliardë euro në vitin 2015

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 18:59
Transfertat personale

 Paratë e dërguara nga banorët rezident të Bashkimit Evropian (BE) në një vend jo të BE-së, referuar si transfertat personale, arritën 31.3 miliardë euro, ndërkohë që në 2014 këto transferta llogariteshin 29.9 miliardë euro.

Ndërsa hyrjet, sipas zyrës së statistikave të Bashkimit Europain, Eurostat, drejt vendeve të BE-së, arritën gati 11.0 miliardë euro në vitin 2015.

Pjesa më e madhe e transfertave personale përbëhet nga flukset e parave të dërguara nga emigrantët në vendin e tyre të origjinës.

Në mesin e shteteve anëtare për të cilat janë publikuar të dhënat, sasia e transfertave personale më e lartë rezultoi nga Franca 10 miliardë euro, e ndjekur nga Britania e Madhe, nga e cila u tranferuan jashtë 7.7 miliardë miliardë, Italia 6.4 miliardë euro dhe Spanja 6.2 miliardë euro.

Ndërsa Portugalia shënoi edhe nivelin më të lartë të tranfertave hyrëse 3.3 milkiardë euro e ndjekur nga Polonia 3.2 miliardë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat