Hoti: Do ta fitojmë rastin me 'Axos' në Gjykatën e Arbitrazhit

Ekonomi

Hoti: Do ta fitojmë rastin me 'Axos' në Gjykatën e Arbitrazhit

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 23:47
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Avdullah Hoti

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Avdullah Hoti, ka folur për proceset e arbitrazhit ndërkombëtar, në të cilat po dëmtohet buxheti i vendit.

Hoti ka thënë se kjo ministri është duke punuar me ekspertë ndërkombëtarë dhe njohës së këtyre çështjeve për t’u mbrojtur në rastin në të cilin Kosova do të përballet me kompaninë Axos, për shkak të dështimit të privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Ministri ka shtuar se nuk mund të flasë në mënyrë hiptotetike, pa u zhvilluar procesi arbitrues, megjithatë ai ka thënë se beson se Kosova do të arrijë të mbrohet në arbitrazh.

Hoti ka thënë se është herët të arrihet në konkluzionet ku thuhet se Kosova do ta humbë rastin. Ai pret që Kosova ta fitojë betejën ligjore me 'Axos'.

Ndërsa për rastin e PTK-së, e cila i humbi 26 milionë euro në arbitrazh për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve me operatorin Z-Mobile, ministri Hoti ka thënë se kjo ka qenë një çështje tjetër, sepse PTK-ja ka vepruar si ndërmarrje publike me ligjin e shoqërisë tregtare.

Ai ka treguar në rtk se llogaritë e PTK-së dhe ato të Qeverisë janë të ndara, përkundër faktit që kjo e fundit ka aksione të kësaj ndërmarrjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat