Për vitin 2016, kreditë me probleme shënuan nivelin 20%

Ekonomi

Për vitin 2016, kreditë me probleme shënuan nivelin 20%

Më: 16 janar 2017 Në ora: 13:21
Ilustrim

Për vitin 2016, kreditë me probleme në vendin tonë shënuan nivelin 20% , në një kohë kur vendet e tjera të rajonit arritën rezultate shumë më të mira në uljen e këtij treguesi.

Sipas të dhënave krahasuese të Bankës Botërore, Shqipëria dhe Serbia janë vendet ku raporti i kredive me probleme është respektivisht 20% dhe 29% ndërkohë që rënia e këtij treguesi është shumë e ngadaltë në raport me pjesën tjetër të rajonit.

Sipas BB nivelin më të ulët e mban Kosova, me 6.2%. Ndërkohë që Shqipëria arriti disa rezultate pozitive në dy vitet e fundit, kryesisht falë pastrimit të portofoleve nga kreditë e klasifikuara prej vitesh si të humbura, por, ulja e kredive me probleme ngelet e ngadaltë.

Bankat ende kanë pakënaqësi me procesin ligjor të mbledhjes së borxheve, të cilin e vlerësojnë ende të ngadaltë dhe problematik.

Raporti i kredive me probleme në rajon

Serbi             20.9

Shqipëri       20

Bosnje   12.1

Mali i Zi      10.2

Maqedoni   7.2

Kosovë   6.2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat