Demonstrohet sistemi elektronik E-FATURA

Ekonomi

Demonstrohet sistemi elektronik E-FATURA

Më: 17 janar 2017 Në ora: 12:19
?Ministri i Financave Avdullah Hoti, dhe ambasadori i Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, demonstruan faturën elektronike

Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, në të cilin është diskutuar lidhur me projektin në tatimin në pronë E-FATURA.

Me këtë rast Hoti dhe Nilsson demonstruan faturën elektronike, përmes të cilit tatimpaguesve ju mundësohet marrja e faturës, përcjellja e gjendjes, si dhe bërja e pagesës së tatimit në pronë në pikën më të afërt, në Postë apo në Bankë.

Ministri Hoti tha se ky është një ndër projektet më të rëndësishme, sepse përmes këtij projekti po ndihmohet rritja e inkasimit të tatimit në pronë.

Ai tha se përmes këtij projekti mund të paguhen edhe fatura, dhe se janë më se dy milionë parcela të cilat janë futur në këtë sistem.

Sistemi sipas Hotit, po mundëson një vlerësim më të mirë.

Ndërsa, ambasadori i Suedisë Nilsson tha se projekti E-FATURA është projekti më i rëndësishëm i nënshkruar në mes dy pakëve.

Kusht për shfrytëzimin e  sistemit elektronik  të tatimit në pronë E-FATURA, nga ana e tatimpaguesve është futja e të dhënave personale si: numri personal, emri dhe mbiemri.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat