Lufta ndaj ekonomisë së zezë mbetet prioritet i ATK-së

Ekonomi

Lufta ndaj ekonomisë së zezë mbetet prioritet i ATK-së

Më: 17 janar 2017 Në ora: 13:45
Pamje nga konferenca

(E plotësuar) -Administrata Tatimore e Kosovës ka shënuar 17 vjetorin e themelimit, ku u tha se është njëri prej institucioneve të rëndësishme të Kosovës, i cili ka arritur të eliminojë evazionin fiskal dhe krijimin e kushteve të barabarta në treg.

Në shënimin simbolik të këtij përvjetori, morën pjesë kryeministri i Republikës se Kosovës, Isa Mustafa, zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, si dhe palët e interesit dhe donatorët.

Kryeministri Mustafa duke uruar 17 vjetorin e themelimit, tha se ATK është një prej institucioneve më të rëndësishëm në Kosovë.

Ai tha se ATK ka dhënë një kontribut të veçantë për avancimin dhe përkushtimin në realizmin e objektivave të Qeverisë, qytetarëve dhe bizneseve, duke eliminuar evazionin fiskal dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset në treg.

Sipas tij, ka rritje të të hyrave për çdo vit nga ATK ku po lufton evazionin fiskal edhe në veri të Mitrovicës.

Mustafa: Kushtet e tregut të barabarta për të gjitha bizneset, duke eliminuar evazionin fiskal

 “Administrata ka përmbushur një rol tepër të rëndësishëm të objektivave të qeverisë së Kosovës, të cilat nuk ndërlidhen vetëm me forcimin e stabilitetit financiar dhe buxhetor të Republikës së Kosovës, por para së gjithash edhe në krijimin e kushteve të tregut të barabartë për të gjitha bizneset, duke eliminuar evazionin fiskal dhe duke siguruar kushte të barabarta në treg. Po ashtu ne kemi evidentuare dhe sukseset e vazhdueshme të kësaj administratë në rritjen e të hyrave për çdo vit veç e veç, dhe ne po ashtu kemi evidencën që në vitin e kaluar kemi pasur 16 për qind të hyra më të larta të arkëtuara sesa që kemi pasur në vitin 2015”, tha Mustafa.     

Drejtori i ATK Sakip Imeri, duke treguar për rrugëtimin e kësaj administrate për 17 vjet, tha se prioritet i tyre mbetet lufta ndaj ekonomisë jo formale.

Imeri: Për këto 17 vjet në ATK janë mbledhur 4. 6 miliardë euro të hyra

 “Rezultatet për mbledhjen e të hyrave janë të vazhdueshme, për këto 17 vjet në ATK janë mbledhur 4. 6 miliardë euro të hyra, nga të cilat 3.4 miliardë janë të tatimeve, ndërsa 1.2 miliardë euro të kontributeve pensionale përkatësisht të qytetarëve tanë të punësuar ose vet të punësuar”, tha Imeri.

Edhe kryetari I Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar lartë kontributin e ATK-së për vendin dhe vet bizneset.

Gërxhaliu: Kontributi i ATK-së për të ardhmen do të jetë  vërtetë multidimensional

“Erdha sot me kënaqësi të jem në mesin e juaj, sepse 17 vjet janë histori. E bëra një retrospektivë nga personaliteti im dhe u binda që kur i kam bërë 17 dhe kam hyrë për 18, kam filluar ta jap kontributin më të madh për familjen time, andaj, dua të besoj që ATK po rritet me shtetin, po forcohet me shtetin dhe kontributi i saj për të ardhmen do të jetë vërtet multidimensional. Është krijuar një percepsion pozitiv dhe me ritëm më të madhe në këtë drejtim e ka një dialog konstruktiv në vitin 2015 dhe 2016 në mes sektorit privat dhe publik”, tha Gërxhaliu.

***

Administrata Tatimore e Kosovës ka shënuar 17 vjetorin e themelimit, ku u tha se është njëri prej institucioneve të rëndësishme të Kosovës, i cili ka arritur të eliminojë evazionin fiskal dhe krijimin e kushteve të barabarta në treg.

Në shënimin simbolik të këtij përvjetori, morën pjesë kryeministrit i Republikës se Kosovës, Isa Mustafa, zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami, si dhe palët e interesit dhe donatorët.

Kryeministri Mustafa duke uruar 17 vjetorin e themelimit, tha se ATK është një prej institucioneve më të rëndësishëm në Kosovë.

“ATK ka dhënë një kontribut të veçantë  i cili është avancim me përkushtim për objektivat e Qeverisë, duke eliminuar evazionin fiskal dhe krijimin e kushteve të barabarta në treg. Ka rritje të të hyrave për çdo vit nga ATK ku po lufton evazionin fiskal edhe në veri", tha kryeministri Mustafa.

Drejtori i ATK, Sakip Imeri duke treguar për rrugëtimin e ATK për 17 vjet, tha se prioritet i tyre mbetet lufta ndaj ekonomisë së zezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat