Krasniqi: Ujitja, prioritet i zhvillimit bujqësor

Ekonomi

Krasniqi: Ujitja, prioritet i zhvillimit bujqësor

Më: 21 janar 2017 Në ora: 16:03
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi është pjesëmarrës në Konferencën e Ministrave të Bujqësisë që po mbahet në kuadër të Forumit Global për Ushqim dhe Bujqësi, në Berlin të Gjermanisë.

Ministri Krasniqi gjatë fjalës së tij ka deklaruar se synimi kryesor për procesin e ujitjes duhet të jetë përdorimi efiçient i tij, pasi zhvillimi i bujqësisë intensive dhe ekstensive varet direkt nga intensiteti i përdorimit të ujit.

“Andaj, investimi serioz në modernizimin e teknologjive të ujitjes dhe adaptimi i sistemeve moderne të shfrytëzimit të ujit, jo vetëm në ujitje, por edhe në fusha të tjera si industria, është mënyra e vetme për të përdorur në mënyrë të mençur burimet ujore. Duke treguar për zhvillimet në bujqësinë kosovare dhe fokusimin tek ngritja e kapaciteteve të ujitjes së tokave bujqësore, mes tjerash, ministri Krasniqi theksoi se kjo është arsyeja pse Kosova e ka vendosur modernizimin dhe zgjerimin e sistemeve të ujitjes ndër prioritetet kryesore për fazën e ardhshme të zhvillimit bujqësor”, tha ministri Krasniqi në këtë konferencë.

Minsitri kosovar ka zhvilluar takime edhe me Minsitrin e Bujqësisë të Gjermanisë ku u fol për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

“Në margjinat e konferencës, Ministri Krasniqi ka zhvilluar takime edhe me homologë të shumtë nga vendet pjesëmarrëse, por edhe me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare”- thuhet në komunikatën drejtuar mediave. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat