Ligji për Falimentimin vlerësohet si më i avancuari në Ballkan

Ekonomi

Ligji për Falimentimin vlerësohet si më i avancuari në Ballkan

Më: 24 janar 2017 Në ora: 11:42
Pamje nga tryeza

Ligji për falimentimin është ligj kyç për funksionimin e ligjeve tregtare. Me këtë ligj rregullohet edhe aspekti i falimentimit për bizneset. Në të njëjtën kohë është edhe shumë e rëndësishme që të ketë zbatim të mirëfilltë të ligjit sepse në këtë mënyrë arrihet edhe zhvillim ekonomik i qëndrueshëm për vendin.

Kështu u tha në një tryezë të organizuar sot nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës.

Me këtë rast, drejtori i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka tha se ky ligj krijon një sistem bashkëkohor për procedurën e falimentimit të bizneseve.

 Sipas tij, kjo praktikë ka munguar në të kaluarën për shkak të legjislacionit të mangët. 

Zeka: Kjo praktikë ka munguar në të kaluarën për shkak të legjislacionit të mangët

“Oda Ekonomike Amerikane e ka vlerësuar pozitivisht ligjin e ri për falimentimin, që krijon një sistem bashkëkohor për procedurë të falimentimit. Praktikë kjo që ne e konsiderojmë që ka munguar në të kaluarën për  shkak të legjislacionit  dhe dispozitave të mangëta ligjore. Është i mirëseardhur për ne fakti që me ligjin e ri rregullohet aspekti i falimentimit për bizneset, në të gjitha llojet e statuseve ligjore duke krijuar një mbrojte më të mirë ligjore, të bizneset të cilat mund të përballen me nevojën e kalimit në procedurë të kalimit .Është po ashtu lajm i mirë që ligji përmban edhe dispozita që krijojnë rikonstruimin dhe riorganizimin e ndërmarrjeve të cilat përballen me telashe të ndryshme. Krahas përdorimit të kornizës së re ligjore nga ana e bizneseve Oda Ekonomike Amerikane, do të donte që edhe vet gjykata dhe gjykatësit të cilët merren me procedurat e falimentimit. Të krijonin një praktik më të mirë dhe të zbatoj në përpikëri të gjitha depozitat e ligjit të ri”, tha Zeka.

Kurse, ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, tha se pa pasur një  sundim të mirëfilltë të ligjit që garanton kushte për zhvillim ekonomik dhe mbrojtje të bizneseve,  është e vështirë të ketë edhe ekonomi të qëndrueshme në vend.

Hoxha: Zbatimi i ligjit parakusht për zhvillim ekonomik

“Konsideroj se infrastruktura ligjore dhe administrative dhe zbatimi i ligjit janë parakushte për të bërit biznes në vend. Rrjedhimisht, edhe për zhvillim ekonomik të vendit... Zhvillimi ekonomik është shumëdimensional dhe si pasojë edhe drejtësia duhet t’ia paraprijë në mënyrë inventive duke paraparë hapa dhe situata të mundshme. Këtë duhet ta bëjmë me ligjin për falimentime. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për problematikën e rasteve të pazgjidhura në gjykata dhe efekte që ka në bizneset e vendit procesi i falimentimit. Dhe besoj fuqimisht që hyrja në fuqi e ligjit të ri për falimentimin , do të mundësoj krijimin e kornizës ligjore që do të iu ofroj të gjitha llojeve të bizneseve, qasje në procedura të strukturuara në procesin e falimentimit. Po aq sa është e rëndësishme të bërit biznes në një ekonomi të tregut, është aq e rëndësishme edhe procesi i shuarjes së bizne seve dhe largimi i tyre nga tregu”, tha Hoxha

Kurse, drejtori i USAID-it, Christopher Thompson tha se falimentimi është pjesë e brendshme e sundimit të ligjit dhe  e sistemit të zhvillimit ekonomik.

Sipas tij, në mungesë të tij,  bizneset, ekonomia dhe sundimi i ligjit mund të bllokohen.

Thompson: Ligji për falimentimin është më i avancuari në Ballkan

“Sepse, edhe nëse një sistem legjislativ i mirë formuar i falimentimit si ky , nuk mund te jetë efektiv nëse nuk ka një  grup profesionistësh te cilët e kuptojnë dhe mund ta aplikojnë duke i këshilluar bizneset, kjo nuk është vetëm bashkëpunim por edhe akordim dhe konsultim  me bizneset dhe këto firma duhet ta kuptojnë vet se cilat janë të drejtat dhe detyrimet e tyre  ne falimentim. Avokatët duhet të këshillohen mire për strukturën dhe për mundësitë brenda sistemit ata gjithashtu duhet t’iu japin dituri, t’i informojnë klientët e tyre, profesionistet, gjyqtaret duke u siguruar se falimentimi funksionon ne mënyrën e duhur. Duke mbështetur legjislativin e Kosovës për ligjin e falimentimit i cili është aprovuar vitin e kaluar. Ne jemi shume krenar qe kemi bere një gjë te tillë dhe jemi shume krenar për ketë gjë, për mendimin tim ky legjislacion është një ligj ne vete , me i avancuari  ne Ballkan. Do doja te shihja Kosovën te ndërtoj praktiken e saj bazuar ne këtë ligj”, tha Thompson. 

Dhurata Hoxha tha se Ministria e Drejtësisë, do të organizojë trajnime për organizatorët falimentues, për shkak të ndryshimeve të ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat