Autostrada energjetike, paralajmërohet zgjidhja e bllokadës me Serbinë

Ekonomi

Autostrada energjetike, paralajmërohet zgjidhja e bllokadës me Serbinë

Më: 24 janar 2017 Në ora: 17:25
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka paralajmëruar zgjedhjen e bllokadës që Serbia po i bënë Kosovës brenda pak muajsh. Zyrtarë të këtij sekretariati që po qëndrojnë në Kosovë, kanë bërë të ditur se janë duke bërë përpjekje për të zgjidhur këtë bllokadë, e cila ka pamundësuar lëshimin në punë të linjës 400 kolovateshe me Shqipërinë dhe anëtarësimin e KOSTT-it në Rrjetin Evropian të operatorëve të sistemit të transmisionit të energjisë elektrike-ENTSOE.

Në raportimin para komisionit për Zhvillim Ekonomik, drejtori i sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac ka përmendur një numër të madh obligimesh që Kosova nuk i ka kryer.

Ai ka thënë se i vetmi sektor ku janë plotësuar kushtet është ai i gazit që në Kosovë nuk funksionon fare. I njëjti ka kërkuar nga komisioni që të jenë të përgatitur, pasi këtë vit Kosova udhëheq këtë sekretariat.

Kopac: Kemi ofruar asistencë në zgjidhje të problemeve me Serbinë

“Sekretariati e ka ofruar të gjithë asistencën e mundshme për të zgjidhur këto problemet edhe pse nuk mund të raportojmë për një sukses të qëndrueshëm. Kemi iniciuar procedura kundër Serbisë, kemi iniciuar negociatat ndërmjet dy operatorëve të sistemi transmetues, kemi informuar të gjithë anëtarët për një trajtim jo ferr nga Serbia, kemi bërë shumë gjëra dhe kemi qenë të fajësuar nga ana tjetër ...I kemi informuar të gjithë anëtarët e ENTSOE-së për një trajtim jo fer nga Serbia, kemi bërë shumë gjëra. Kemi qenë të fajësuar nga ana tjetër në mënyrë të konsiderueshme. Patjetër që ne ende jemi duke ofruar asistencën tonë të mëtutjeshme e cila duhet të kalon në një nivel tjetër. Shpresoj që kjo duhet të bëhet shumë shpjet dhe do të ketë ndryshime në menaxhimin e operatorit transmisionit të Serbisë, dhe besoj që do të zgjidhim këtë çështje e cila është në pritje. Kur flasim për Kosovën e Re dhe p lanin e reduktimit të ndotjes së ajrit, planin kombëtar mund të them që Kosova duhet të planifikon politika të energjisë për të ardhmen . Kjo është e lidhur me draftin e strategjie së energjia e cila është duke u diskutuar në kontest të rajonit....Patjetër që këto çështjet formale duhet të zgjidhen. Si statusi i kostos në ENTSOE dhe kjo është një çështje që duhet të zgjidhet brenda disa muajve “,, tha Kopac.

Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, ka thënë se çështjet që ne jemi të preokupuar në këtë moment janë çështjet e strategjisë së re të zhvillimit energjisë e cila pritet të vjen nga Qeveria.

Mustafa: Ne jemi të brengosur me qëndrimet e Serbisë

“Duhet të shihet çështja e cila në vërtet po e pengon eficencen e energjisë dhe shfrytëzimit të rezervave lidhur me internjeksionin me Shqipërinë 400 kolovateshin që është një çështje politike, po në fund të fundit Kosova duhet të detyrohet nëse merr masa adekuate ekonomike duhet ti mbroj këto interesa për arsye se bashkëpunimi me Serbinë dhe zgjidhja e problemin me Serbinë po merr shumë kohë, duhet të shihet si të tejkalohet ky problem....Ne përgjithësi ne jemi të brengosur me qëndrimet e Serbisë edhe sigurisht që Kosova duhet të gjej mënyra dhe metoda për të mbrojt interesat e veta edhe në sektor të energjie por  në përgjithësi në ekonomi“, tha Mustafa.

Po ashtu, edhe Besim Beqaj, anëtar i komisionit, ka thënë se pengesat e tilla po e pamundësojnë vendin të bëjë investime në këtë fushë.

Beqaj: Seria po ndërhynë në sistemin energjetik të Kosovës

“Ka pasur indikator të qartë që Serbia është duke ndërhyrë në sistemin energjetik të Kosovës. Kjo është një mekanizëm që Sekretariati i energjisë duhet të shfrytëzoj së bashku me ministrin pasi ne e kemi presidencën këtë vit . Pasi që është një nga çështjet të cilat duhet të diskutohen në këshillin ministror në Prishtinë në vjeshtë. Prishtina në mënyrë integrale nuk mund ët ballafaqohet me këtë të marrë masa radikale....Unë pres që Kosova është duke e bërë pjesën  saj duke e dhënë kontributin e saj por është një histori e gjatë për vonesat në investime dhe kështu me rrallë. “, tha Beqaj. 

Kopac gjatë prezantimin e raportit mbi Reformat e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, ka vënë në dukje që Kosova duhet të miratojë 30 akte ligjore. Analiza e sekretariatit ka vë në dukje që vetëm një nga këto 30 akte ligjore është miratuar. Ai po ashtu ka thënë se janë të përkushtuar që të iu ofrohet asistenca teknike të gjitha palëve kontraktuese, duke i ndihmuar në hartimin e legjislacionin sekondar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat