Për tri vjet 27 milionë kg prodhime me bazë vajin e palmës

Ekonomi

Për tri vjet 27 milionë kg prodhime me bazë vajin e palmës

Më: 26 janar 2017 Në ora: 13:40
Kryetari i Shoqatës së Fermerëve, Besim Kuqi

Kryetari i Shoqatës së Fermerëve, Besim Kuqi, tha se importet dhe prodhimi brenda vendit i produkteve me yndyrë palme, kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme për industrinë e qumështit në Kosovë.

Ai tha se çmimet tepër të ulëta të këtyre prodhimeve i kanë kufizuar prodhuesit e mirëfilltë vendor në shumë aspekte, si në cilësi, ashtu edhe në sasi.

Sipas tij, kjo më tepër ka reflektuar tek fermerët e qumështit të cilët nëse nuk i kanë mbyllur fermat tërësisht, ai thotë se e kanë pasur dhe e kanë shumë të pamundur ta vazhdojnë zhvillimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat