Kryeministri Mustafa takon bizneset për hapat e ardhshëm në zhvillimin ekonomik

Ekonomi

Kryeministri Mustafa takon bizneset për hapat e ardhshëm në zhvillimin ekonomik

Nga: A.M. Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 14:32
Pamje nga takimi i Mustafës me odat ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është takuar sot me odat ekonomike dhe përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë.

Në takimi ishin të pranishëm ministrat Hykmete Bajrami, Memli Krasniqi dhe Avdullah Hoti, dhe është diskutuar për reformat që do të ndërmerren në tregti, në bujqësi, në fushën e teknologjisë informative dhe komunikuese, për reformat fiskale si dhe për zonat industrial.

Po ashtu, gjatë takimit është shprehur përkushtimi i dyanshëm për fuqizim e mëtejshëm të zhvillimit ekonomik në vend, përmes koordinimit të plotë të bizneseve dhe institucioneve, si dhe përqendrimit maksimal në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e mirëqenies sociale./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat