Kelmendi: Pas 3 vjetëve asnjë shtetas i Kosovës nuk do të jetë i papunë

Ekonomi

Kelmendi: Pas 3 vjetëve asnjë shtetas i Kosovës nuk do të jetë i papunë

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 20:55
Zëvendëskryeministri, Ramiz Kelmendi

Shpejt në Republikën e Kosovës nuk do të ketë asnjë qytetar i cili do të jetë pa punë.

Zëvendëskryeministri, Ramiz Kelmendi thotë se brenda 2-3 vjetëve, në Kosovë nuk do të ekzistojë asnjë njeri i cili nuk do të punoj dhe nuk i ofrohet mundësia të punësohet.

Kelmendi në Rubikon foli rreth pakos së re fiskale të propozuar nga qeveria e Kosovës. Ai theksoi se kjo do të ndikoj në rriten e prodhimtarisë.

“Nëse i lirojmë këto taksa sektori prodhues do të rrit prodhimtarin për rreth 30% se pastaj do ta shohim se sa do të ndikoj kjo në rritjen e vendeve të punës. Po të ishte që unë të vendosi në aspektin administrativ, unë këtë e kisha sjell në vitin e kaluar po meqenëse janë procedura ligjore, unë nuk mund të shkeli ligjin pasi kërkohet procedurë”, ka thënë ai.

Të ardhurat, puna primare e sekondare dhe paga më të larta, Kelmendi tha se çdo qytetar i Kosovës, do t’i gëzoj shumë shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat