20 të rinj nga Kosova aftësohen në sektorin e ndërtimtarisë

Ekonomi

20 të rinj nga Kosova aftësohen në sektorin e ndërtimtarisë

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 12:44
Ministri Arban Abrashi nënshkroi, marrëveshjen e bashkëpunimit me Shoqatën Bavareze të Kompanive Ndërtuese (LBB)

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi nënshkroi, marrëveshjen e bashkëpunimit me Shoqatën Bavareze të Kompanive Ndërtuese (LBB) dhe Shoqatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) në Munich të Gjermanisë, njofton kumtesa ministrore.

Përmes kësaj marrëveshjeje mbi 20 të rinj nga Kosova të interesuar në profesionin e ndërtimit, në vjeshtë të këtij viti do të kenë mundësinë të arsimohen në një program dyvjeçar në Bavari.

Pozitat e hapura do të publikohen shumë shpejtë.

Me anë të këtij bashkëpunimi LBB, GIZ dhe MPMS do të mundësojnë ekspertizë në edukimin dhe modernizimin e trajnimeve të aftësimit profesional në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat