Buxheti në duar të Doganava dhe ATK-së, prodhimi jashtë përdorimit

Ekonomi

Buxheti në duar të Doganava dhe ATK-së, prodhimi jashtë përdorimit

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Vendi vazhdon të varet nga të hyrat e doganave dhe Administratës Tatimore të Kosovës. Shteti ende nuk ka krijuar kushte për të hyra të brendshme. Barra kryesore për mbledhjen e të hyrave mbetet në këto dy institucione të cilat edhe këtë vit, duhet të shtrëngojnë rripin, që t’i sigurojnë buxhetit të shtetit hiq më pak se rreth 1.4 miliardë euro.

Pa marrë parasysh vështirësive që sjell Marrëveshja e Asoosacim Stabilizimit, (MSA) apo edhe nga pako e re fiskale 2.0  që pritet të hy në fuqi gjatë këtij viti, mund të kenë implikime në të hyra, për ligjvënësit kjo mënyrë e arkëtimit të të hyrave për arkën e shtetit nuk premton zhvillim ekonomik.

Zëvendësdrejtori i ATK-së, Hamdi Hoxha, ka thënë se këtë vit shteti i ka vendosur projeksionin e të hyrave në vlerën prej 420 milionë eurove. Hoxha thotë se do të mundohen që edhe këtë vit t’i përmbushin projeksionet.

Hoxha:  Do t’i realizojmë projeksionet e të hyrave

“Ne vetëm na kanë ardhur projeksionet e të hyrave. Aktualisht ne e kemi projeksionin e të hyrave për 420 milionë euro, kështu që po shpresojmë që do ta arrimë ta përmbushim edhe këtë plan për këtë vit. Sigurisht që neve edhe ky projekti i nxitjes dhe motivimit të qytetarëve për marrjen dhe dorëzimin e kuponëve fiskal na ka ndihmuar dhe trendi i të hyrave është pozitiv nga muaji në muaj. Po shpresojmë që edhe këtë vit të jetë trendi i të hyrave konformë edhe rritjes së planit të hyrave që është i paraparë në buxhetin e këtij viti... Vetëm në këtë tre mujor si po shihet do të shkon dorëzimi i plikove me mbi 350 mijë qytetarë”, tha Hoxha.

Po barra më e madhe i bie doganave të cilëve shteti i ka vendosur si projeksion të të hyrave për ketë vit 1.1 miliardë euro.

Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave ka thënë se pavarësisht implikimeve me ligjet dhe MSA, doganat do të arrijnë projeksionet e të hyrave.

Stavileci: Do t’i tejkalojmë projeksionin e të hyrave

“Dogana gjatë viteve të fundit gjithmonë e ka arrit projeksionin edhe e ka tejkaluar zakonisht si në vitin paraprakë, kështu besojmë që edhe viti 2017 do të jetë vit sfidues për shkak se ka shumë efekte financiare të cilat ndikohen në të hyrat nga to por sidoqoftë besojmë që do ta arrijmë me këtë trend . MSA prej 9 përqind sa ka qenë taksa për disa produkte gjatë vitit 2017 behët në 7 përiqnd por ashtu presim ndikim të ketë edhe pakoja e paralajmëruar prej ministrit së Financave pako 2.0, kështu do të jetë vit sfidues por besojmë që do ta arrijmë”, tha ai.

Ndërsa, anëtari i Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, Enver Hoti, thotë për KosovaPress se nuk ka zhvillim ekonomik përderisa varemi nga të hyrat e doganave dhe ATK-së. Sipas tij, me këtë nënkupton që nuk ka as vende të reja të punës sepse nuk ka as perspektivë.

Hoti: Nuk kemi  parametra të zhvillimit ekonomik

“Kjo nuk është e mirë. Nëse e shohim burimin e financimit të kacës së shtetit që mbushet vetëm nga dogana dhe ATK-ja, dhe nëse e bëjmë krahasimin tjetër, deficitin tregtarë që është mes importit dhe eksportit, shihet qartë që nuk kemi parametra garantues për zhvillim. Është e keqe dhe pa perspektiv për hapje të vende të punës dhe për një zhvillim stabil ekonomik” , tha Hoti.

Qeveria e Kosovës këtë vit ka paraparë që të ketë buxhetin 2.1 miliardë euro. Kjo është shifra më e lartë që ka pasur vendi për 17-të vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat