FMN kërkon riklasifikimi i veteranëve të luftës sipas ligjit të ri - Bota Sot
FMN kërkon riklasifikimi i veteranëve të luftës sipas ligjit të ri

Ekonomi

E hënë, 11 dhjetor 2017

FMN kërkon riklasifikimi i veteranëve të luftës sipas ligjit të ri

Më: 21 prill 2017 Në ora: 10:32
Ministri i Financave Hoti, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hamza dhe drejtoresha Ekzekutive të Konstituencës së Kosovës, Erbenova.

Ministri i Financave Avdullah Hoti, së bashku me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza dhe delegacionin e Kosovës, gjatë vizitës në Uashington, u takuan me zëvendë presidentin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, me drejtorin e Departamentit për Evropë në FMN, Paul Thomson, si dhe drejtoreshën Ekzekutive të Konstituencës së Kosovës, Michaela Erbenova.

Në të gjitha takimet, zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar përgëzuan Ministrinë e Financave dhe Bankën Qendrore të Kosovës për implementimin me sukses të të gjitha reformave që lidhen me rishkimin e dytë dhe të tretë të programit.

Sipas një komunikate të MF-së, gjatë takimit gjithashtu u bë e ditur se për të përmbyllur me sukses këtë program janë edhe dy masa që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës,  riklasifikimi i veteranëve të luftës sipas Ligjit të ri, si dhe amandamentimi i Ligjit për invalidët e luftës.

Ministri Avdullah Hoti prezantoi idenë e nisjes së një programi të me FMN-në pasi të përmbyllet programi ekzistues. Ky program i ri do të ishte shumë i rëndësishëm për të ruajtur rezultatet e mira që janë arritur në zhvillim ekonomik dhe punësim dhe stabilizim të buxhetit, si dhe për të thelluar më tutje reformat ekonomike dhe sociale. Me këtë rast, zyrtarët e FMN-së ishin të hapur për këtë mundësi, duke u pajtuar që diskutimet të vazhdojnë në Prishtinë.

Gjatë këtyre takimeve në veçanti u diskutua pakoja e re fiskale, për të cilën Qeveria ka punuar intenzivisht në muajt e fundit. Gjatë diskutimit Ministri Hoti theksoj rëndësinë e kësaj reforme në avancimin e kushteve të të bërit biznes në Kosovë, si dhe promovimin e punësimit dhe prodhimit vendor.

Në ditët në vijim, delegacioni i Kosovës do të ketë takime me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test