Sokol Havolli, shef i Kabinetit dhe këshilltar për ekonomi i Kryeministrit Isa Mustafa e ka quajtur mocionin për rrëzimin e Qeverisë të lajmë të rrejshëm.
Ai ka demantuar duke publikuar tre fakte dëshmojnë për zhvillimin e në sektorin e energjisë.
Postimi i plotë:
Mocioni është i mbushur me #FAKENEËS.
Sa për ilustrim dhe të ashtuquajturën krizën e energjisë, faktet janë këto (#KosovaFacts)
1) Kosova në vitin 2016 ka arritur rekordin më të lartë që nga ekzistenca e Kosovës A dhe Kosovës B në prodhimin e energjisë.
2) Kosova në vitin 2016 ka pasur nivelin më të lartë të eksportit të energjisë në periudhën e pasluftës
3) Kosova në vitin 2016 ka pasur nivelin më të ulët të importit të energjisë.
Rrjedhimisht, bilancin më të lartë pozitiv ndonjëherë pas luftës në sektorin e energjisë, Kosova e ka pasur në vitin 2016.